"Dekriminalizimi" Llalla i “rrëfehet”
Metës, dorëzon i pari formularin
Një ditë pas urdhrit të Ilir Metës për të krijuar strukturën e posaçme në Kuvend që do të administrojë formularët e dekriminalizimit nga zyrtarët, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka dhënë shembullin e tij. Ai ka qenë i pari në listën e 109 zyrtarëve të thirrur nga Kuvendi për të deklaruar të shkuarën penale që ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.
Një ditë pas urdhrit të Ilir Metës për të krijuar strukturën e posaçme në Kuvend që do të administrojë formularët e dekriminalizimit nga zyrtarët, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka dhënë shembullin e tij. Ai ka qenë i pari në listën e 109 zyrtarëve të thirrur nga Kuvendi për të deklaruar të shkuarën penale që ka plotësuar formularin e dekriminalizimit.
Në këtë mënyrë, Prokurori i Përgjithshëm ka dhënë shembullin e tij për dekriminalizimin, edhe pse, nga burime pranë këtij institucioni, mësohet se në plotësimin e formularit, kryeprokurori ka bërë një gabim teknik. Ky gabim ka të bëjë me mungesën e një vize në një hapësirë boshe, e cila duhet hequr me vizë nga plotësuesi, në mënyrë që më pas, të mos jepet mundësia manipuluesve që të plotësojnë hapësirën boshe me shënime të tjera spekulative.
Sipas procedurës, do të duhet që Llalla ta rregullojë këtë mangësi në formularin e rrëfimit të tij, dhe ky proces për të, të quhet i përfunduar. Pak ditë më parë, Kuvendi njoftoi se Meta kishte hartuar 3 urdhra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Përmes 3 urdhrave, Kuvendi ka ngritur strukturën e posaçme që do të jetë përgjegjëse për këtë proces. Do të jetë drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ajo që do të menaxhojë këtë proces për llogari të Kuvendit.
Pas kësaj, Meta ka thirrur plot 109 zyrtarë, staf politik i Kuvendit dhe drejtues të institucioneve të pavarura, të plotësojnë formularin e dekriminalizimit. Zyra e shtypit e Kuvendit, bën me dije Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë në vijim të detyrimeve që burojnë nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij.
Verifikimi“Gjithashtu, ju njoftojmë se që nga momenti i hyrjes së fuqi i ligjit të sipërcituar (Ligji për dekriminalizimin) nëse do të krijohet vakancë nuk do të bëni asnjë veprim pa njoftuar për vakancën
KQZ-në”.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14