Përpos kritikave për këngën dhe versionin anglisht të saj, Eneda Tarifa mori kritika edhe për veshjen. Wiwibloggs, faqja më e famshme e parashikimeve dhe kritikave, dedikuar pjesëmarrësve në “Eurovision”, në videon kushtuar Enedës dhe këngës “Fairytale”, ironizoi veshjet e këngëtares.

“Fillimisht del e mbuluar me një qilim në kokë, pastaj përpiqet të duket si princeshë përrallash. Duket sikur është në sheshxhirimin e Harry Potter-it. Përpiqet të duket si Kësulëkuqja”, shprehen dy djemtë në video, pa u treguar aspak të rezervuar ndaj talljeve.

Eneda Tarifa është veshur me ‘Savage’, linjë veshjesh e krijuar nga Bora Kokëdhima, vajza e deputetit socialist Koço Kokëdhima. Edhe në setin e fotografive që ka publikuar në kuadër të pjesëmarrjes së saj në “Eurovision”,  moderatorja e “Portokalli” është shfaqur e veshur nga dora e Bora Kokëdhimës.