Agjensia Gjermane e Inteligjencës (BND) ka përgjuar që Shqipërinë. Lajmi bëhet e ditur nga gazeta gjermane “Der Spiegel” e cila thekson se shërbimet sekrete gjermane, e kanë përgjuar vendin tonë që para anëtarësimit në NATO, më 2009. Sipas “Spiegel” përgjimi gjerman ndaj vendit tonë, ka ardhur si rezultat i qëllimit për të marrë informacione lidhur me krimin e organizuar në vend.
Një javë pasi publikoi informacione të ngjashme për Turqinë, gazeta gjermane liston edhe Shqipërinë si një nga shtetet kyçe të përgjimeve nga ana e BND-së gjermane.
Sipas “Spiegel” informacionet janë siguruar nga dokumentet që CIA-s amerikane i janë dhënë nga një spiun i BND-së.
Një javë më parë “Der Spiegel” raportoi se shërbimet sekrete gjermane kishin spiunuar së paku një bisedë telefonike të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, dhe se po e përgjonin Turqinë, partnerin tjetër në kuadër të NATO-s, që nga viti 2009.
Skandalet e spiunazheve po bëhen gjithnjë e më problematike sa i përket diplomacive dhe marrëdhënieve mes vendeve. Konkretisht, zbulimi i informacioneve, vitin e kaluar, se telefoni i kancelares Angela Merkel ishte përgjuar nga inteligjenca amerikane solli edhe reagimin e saj, e autoriteteve gjermane të cilat u shprehën se aktivitete të tilla mes vendeve miq, nuk i bëjnë mirë marrëdhënieve mes palëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com