BEOGRAD - Qeveria e Serbisë ka ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën pikërisht kundërshtarin më të madh të kësaj marrëveshje, Aleksander Vulin. Ai do të jetë pjesë e Komitetit të përbashkët, që do të themelohet me Kosovën për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Bruksel.
 
Ky është vendimi që qeveria serbe mori në një takim urgjent të mërkurën. Vulin javën e kaluar kishte dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Zyrës për Kosovën në shenjë proteste për shkak të kompromisit që ishte arritur lidhur me planin për zbatimin e marrëveshjes mes kryeministrit Thaçi dhe atij Daçiç. Me këtë veprim, shkruan gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt”, Serbia po rrezikon zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)