"Dosja", Francesco Becchetti 
nëna e tij e 4 shqiptarë të pandehu

"Dosja", Francesco Becchetti <br />nëna e tij e 4 shqiptarë të pandehu
TIRANE- Në një kohë kur në Angli Francesko Becchetti dhe miku i tij italian Mauro De Renzi janë ndaluar dhe i janë nënshtruar një procesi gjyqësor për ekstradimin ose jo të tyre, në Shqipëri janë ngritur zyrtarisht 4 akuza. Pronari i televizionit “Agon Channel” Francesko Becchetti dhe nëna e tij Liliana Condomitti, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës dhe se aktualisht dosja në ngarkim të tyre është në dorën e gjyqtarit të kryeqytetit Ardian Kalia.

Së bashku me Becchettin të pandehur nga prokuroria janë marrë dhe disa shtetas shqiptarë të konsideruar si bashkëpuntorë në skemat kriminale të Becchettit, si cilët janë administratorja e “Agon set” Erjona Troplini, Fetah Dervishi, Sokol Koçi dhe inxhinieri Stavri Peçi.

Ndaj këtyre personave është ngritur akuza e “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kryer në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë prokuroria ka pushuar akuzat për shtetasen Pranvera Gjika, e cila u arrestua pak muaj më pare së bashku me Erjona Troplinin.

Mashtrimi e sekuestroja
Një shifër prej mbi 39 milionë euro dhe një shifër tjetër prej gati 8 miliardë lekësh është kërkuar të sekuestrohet nga prokuria e Tiranës, pasi janë shuma financiare që rrjedhin nga falcifikimi i dokumentave. Sipas prokurorisë Bechetti ka stisur një konflikt me një kompani tjetër “Energji”, duke krijuar dhe dokumenta fiktive, lidhur me punimet që janë kryer në HEC e Kalivaçit. Ndërkohë që sipas prokurorisë komunikimet për kryerjen e punimeve në Kalivaç kishin nisur përpara se kompania të themelohej e rregjistrohej në QKR.

Punimet e stacionuara në Kalivaç gjatë periudhës korrik, gusht dhe tetor 2009 janë deklaruar me faturat nr.43 datë 28 mars 2011 dhe nr.47 datë 6 dhjetor 2011. Nuk ka asnjë dokumentacion të shoqërisë ku të vërtetojë kryerjen e punimeve nga ana e saj.Për këto punime të pashoqëruara me dokumentacion, shoqëria ka kërkuar rimbursimin e TVSH-së për vlerën 45.393.878. Mirëpo nga hetimet e kryera nga prokuroria e Tiranës ka rezultuar se proçesi i punës: ”Përgatitje në këmbët e veprës e materialit të seleksionuar dhe btë shoshuar për ngritjen e trupit të digës” 1.705.470 metër kub me vlerë 3.401.940 euro, nuk është kryer fare si proçes, përmendin këtu deklarimet e shtetasve Ëngjëll Cici, Stavri Peçi, Sajmir Burba, Ardian Xhaferi etj.

Investimi i eurove
Sipas prokurorisë paratë e përfituara shoqëria “Energji” i ka riinvestuar në shoqëritë e tjera si “400 kv”, “Cable System”, “Construzioni” dhe më pas tek “Agonset”, të cilat janë shoqëri po të grupit “BEG” SPA. Nga organi i akuzës konkludohet se nga të dhënat e deri tanishme rezulton se paratë që rjedhin nga vepra penale e “Mospagimit të taksave dhe tatimeve” dhe paratë që janë produkt i veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kanë kaluar kryesisht së fundmi tek shoqëria “Construzioni” shoqëria “Agonset”.

Vlera e punimeve të shitura dhe të faturuara të pakryera me situacione fiktive dhe të parregullta për periudhën 2007-2013 që shoqëria “Energji” i ka faturuar shoqërisë shoqërisë “Kalivaç Green Energy” është në shumën 23.720.532 euro.Vlera e përfituar nga shoqëria “Energji” në gjykimin në arbitrazh me shoqërinë “Kalivaç Green Energy” është në shumën 15.281.331 euro.Në total 39.001.863 milion euro.Vlera e detyrimeve tatimore të shoqërisë “Energji” të papaguara është në shumën 770.423.159 lekë. Për këto shuma prokuroria ka kërkuar sekuestrimin.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg