"Drejt Punës"/ Si të zhvillosh
karrierën, për të qëndruar në treg

"Drejt Punës"/ Si të zhvillosh<br />karrierën, për të qëndruar në treg
Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë, një proçes i vazhdueshëm, i cili duhet të ndihmojë të rinjtë, por edhe cdo individ në çdo moshë  dhe kohë të organizojë dijet dhe t’i përdorë ato në mënyrë efikase për të njohur botën e punës dhe për të zënë me sukses vendin e tij në këtë botë. Kjo paketë informative e gjeni në http://www.europeagency.al/web/keshillim-karriere/

Tregu i punës sot është një realitet krejt i ri. Teknologjitë zëvëndësojnë shumë shpejt njëra-tjetrën dhe tregu i punës sot kërkon individë që të jenë të pregatitur të ndryshojnë dhe të pasurojnë/zhvillojnë aftësi të reja për t’iu përgjigjur dhe përshtatur këtij ndryshimi.

Kompanitë dhe punëdhënësit e dinë dhe nuk presin që punonjësit e tyre të rrinë gjithë jetën aty, prandaj individi do të jetë gjithmonë në kërkim të një pune më të mirë, apo më të kualifikuar. I parë në këtë këndvështrim, tregu i punës duket  një univers, kërkimi i të cilit  duket  i vështirë. Si të rinj në fillim të karrierës tuaj, ju keni aleatë.

Interneti
Një minierë e vërtetë informacioni jo vetëm për vendet e punës, por edhe për mënyrën se si të aplikoni. Në fakt, interneti shpesh ju ndihmon edhe me teste për të kuptuar aftësitë, cilësitë dhe aspiratat tuaja.   

Shtypi
Jo vetëm burim informacioni për vende të lira pune, por edhe për njohuri rreth sektorit që kërkoni punë.

Panairet e punës
Këto janë vende shumë të mira njohje dhe aty jo vetëm që
njiheni  me  mundësitë  vendase  por  keni mundësi  të  ndërveproni  me  përfaqësues të kompanive të ndryshme, dhe të kuptoni për nevojat dhe pritshmëritë e tyre. Mbi të gjitha, Zyra e Punësimit Rajonal është vendi ku ju mund  të  shkoni dhe jo vetëm të merrni informacion për vendet  e  punës, por aty mund të merrni të gjithë  informacionin  dhe  ndihmën e nevojshme për mundësitë e kualifikimit

dhe punësimit. Këshilluesi i karrierës mund t’ju ndihmojë të kuptoni cilat janë aftësitë  tuaja, cilat janë nevojat  për  të mësuar, si të kërkoni tregun, si të shkruani aplikimin, e mbi të gjitha  të kuptoni cili është qëllimi juaj i karrierës. Zhvillimi i karrierës është një rrugëtim i gjatë, një proçes i vazhdueshëm,  cili duhet të ndihmojë të rinjtë, por edhe cdo individ në cdo moshë  dhe kohë të organizojë dijet dhe t’i përdorë ato në mënyrë efikase për të njohur botën e punës dhe për të zënë me sukses vendin e tij në këtë botë.

Kjo paketë informative synon të pregatisë të rinjtë të hyjnë në tregun e punës. Hapa të rëndësishëm si vlerësimi i vetes, krijimi dhe pasurimi i portofolit personal të karrierës, shkrimi i një curriculum, aplikimi për një vend pune, do të jenë objekti i paketës informative, dhe një pjesë e rëndësishme e këshillimit të personelit të zyrës rajonale të punësimit. Por së pari, të rinjtë duhet të kuptojnë tregun e punës, çfarë kërkojnë punëdhënësit sot dhe si punësojnë ata?

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)