"DWS" ‘fenomeni’ Tuna
tani edhe në kërcim!

"DWS" ‘fenomeni’ Tuna<br />tani edhe në kërcim!
Këngëtarja më ‘in’ e momentit duket se e ka nisur me këmbë të mbarë sfidën e saj të re, atë të kërcimit! Ashtu siç u premtua edhe pse me ndryshime galopante në koreografi edhe mes konkurrentëve, edicioni i pestë i spektaklit “Dancing ëith the Stars Albania” po bën diferencën që në javët e para mes yjeve të teatrit.

Bëhet fjalë për ‘fenomenin’ Tuna, e cila të hënën mbrëma solli në skenë një numër koreografik spektakolar, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm të panelit të jurisë, por edhe publikut brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

Vallëzimi i saj i stilit “Jive” filloi me dy lëvizje akrobatike të jashtëzakonshme të “fletës”, lëvizje kjo e guximshme për një këngëtare me kaq pak eksperiencë, por tregoi se ajo është një konkurrente e fortë në këtë edicion.

Kujtojmë se, vetëm dy ditë para hapjes së spektaklit, u larguan dy konkurrentet Ronela Hajati dhe Ingrid Gjoni me justifikimin e koncerteve, por burime pranë spektaklit na thanë se, aryseja e largimit ishte konkurrenca brenda garuesëve.

Siç duket, futja në garë e Tunës dhe Diellza Kolgecit bënë që dy artistet shqiptare të largohen nga gara, duke i lënë suksesin e skenës konkurrenteve femra, të cilat duket se këtë vit janë të forta.

Në javën e dytë të spektaklit ashtu si javën e parë nuk pati eleminime, por u vlerësuan kërcimet e Rudi Vatës, Renis Gjokës, aktores Eva Alikaj, Evi Reçit dhe artistëve të tjerë.

tuna


Shkrimi u botua në numrin e sotëm (3 dhjetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia