"Ekonomia" dëmi nga institucionet
KLSH: Është rreth 15 miliardë lekë

TIRANE - Puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit është kritikuar nga deputët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Sipas anëtarëve të majtë të shumicës puna është cilësuar si e pamjaftueshme, për të ndëshkuar abuzimet e ndodhura në administratën publike, madje sipas tyre ka qenë edhe selektive. 

Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj teksa raportoi për veprimtarinë e tij gjatë 2013-s, i hodhi poshtë këto akuza duke u shprehur se deputetët e majtë ishin të painformuar.
 
Deputet demokratë kanë kërkuar që mos politizohet çështja. Sipas KLSH evidentohet një dëm ekonomik që arrin në 15 miliardë lekë, nga të cilat 90 % vjen nga mos arkëtimi i garancisë nga kompania që do të privatizonte “Albpetrolin”. Po ashtu KLSH ka bërë 38 kallzime penale ndaj 98 personave për të cilat sipas zotit Leskaj Prokuroria ka hapur cështje për thuajse 90përqind të tyre

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO