“Duam Kaka në fushë përballë Barcelonës”. Kjo është përgjigja e anketës së zhvilluar nga e përditshmja spanjolle sportive “As” në prag të sfidës së shumë pritur. E ndërsa për Murinjon mund të jetë shumë e vështirë se cilin të përzgjedhë për të hedhur në fushë nga minuta e parë, midis Kaka, Ozil dhe Modric, përgjigjen e kanë dhënë mbi 50 e madrilenëve.

Forma shumë e mirë që po kalon braziliani në periudhën e fundit duke shkëlqyer në kampionat, por edhe në Champions League ka gjetur të pa përgatitur edhe vetë trajnerin portugez. Tanimë dilema mbetet në dorën e teknikut se cilin do të zgjedhë midis tre yjeve. Megjithatë surprizat nuk kanë asnjëherë në sosur nga luzitani, i cili në cdo ndeshje derbi ka sjellë risi, madje në shumë raste duke kapur të pa përgatitur edhe kundërshtarin me lëvizjet e minutës së fundit në formacion.

Ndeshja e shumë pritur Barcelona - Real Madrid do të zhvillohet të dielën në orën 19:50 në “Camp Now” dhe pritet që vetëm në stadium të ndiqet nga afro 90 mijë spektatorë, sakaq, jashtë saj në të gjithë globin audienca llogaritet që të kalojë 1 miliardë teleshikues duke u cilësuar jo më kot si derbi i Europës.

(d.b/shqiptarja.com)