"El Classico" Ronaldo 2 - 2 Mesi
spektakël pa fitues në "Camp Now"

"El Classico" e parë e La Liga midis Barcelonës dhe Realit të Madridit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2 duke mos ndryshuar asgjë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte derbi i 222 midis rivalëve të përjetshëm në Spanjë. Ndeshja nuk ka mundur të shmangë edhe ngjyrimet politike, pasi në minutën e 17' të saj, 98 mijë të pranishmit në stadiumin "Camp Now" në kor lëshuan thirrjet "pavarësi, pavarësi" duke e bërë edhe më aktual problemin që ekziston në gadishullin iberik me rajonin e Katalunjës.

Për t'u rikthyer te radiografia e ndeshjes, e cila ka qenë e mbushur me shumë episode, miqtë nga Madridi janë të parët që kërkojnë golin e avantazhit. Kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga pjesa e parë, Reali rrezikon tre herë portën e Valdes, ndërsa Barcelona asnjëherë. Vendasit në minutën e 23' e pësojnë nga një kundërsulm i shpejtë i merengues, Benzema jep një asist për Ronaldon që del në pozicion të prirët me portën duke shënuar golin e parë.

Epërsia e miqve nuk zgjat shumë, pasi Mesi barazon shifrat, pas një gabimi të Pepes në mbrojtje. Në pjesën e dytë është Barcelona që kalon në avantazh me Mesin në minutën e 61', por Ronaldo nuk ndalet, edhe pse i dëmtuar barazon rezultatin në 2-2 me asistin e Ozilit. Me këtë rezultat është mbyllur e gjithë ndeshja, Reali mbetet tetë pikë pas blaugranëve. Kjo ishte edhe njëherë tjetër mbrëmja e Ronaldos dhe Mesit.

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin