Irlanda ka siguruar një vend në 1/8 e "Euro 2016" si e treta e grupit E, pas fitores së arritur ndaj Italisë në minutat e fundit të takimit. Goli për irlandezët u shënua nga Robert Brady në minutën e 85'. Irlanda arriti të kualifikohej me katër pikë dhe me golavarazh 2:4.

Kualifikimi i Irlandës bën që Turqia të bëjë gati valixhet për tu kthyer në shtëpi, pavarësisht se mbrëmë fituan 2:0 ndaj Çekëve dhe përkohësisht siguruan biletën e 1/8, duke i marrë vendin Shqipërisë .  

Irlandezët ishin më kërkuar në këtë ndeshje, ndërsa Italia siguroi kualifikimin një javë më parë, pas fitores ndaj Suedisë. 

Në sfidën tjetër, Belgjika mundi Suedinë më të njëjtin rezultat 1:0. Goli për belgët u shënua nga Radja Nainggolan në minutën e 87’ të takimit. Italia kualifikohet si e para e Grupit E me 6 pikë,  Belgjika e dyta po me 6 pikë, ndërsa Irlanda e treta me katyër pikë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com