TIRANE- Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë urimin e tij për festën e 8 marsit duke treguar se kjo ditë i gjen gratë shqiptare në protestë duke ngritur zërin. Mesazhi i Bashës ka ardhur nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe është një thirrje e demokratit ndaj gjëndjes së rënduar ekonomike, sipas tij të grave shqiptare.
“8 Marsi i gjen gratë dhe vajzat, nënat, motrat dhe bashkëshortet e shqiptarëve me shumë arsye për të ngritur zërin në protestë për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura. Me mijëra janë hequr paligjshmërisht nga puna, mijëra të tjera janë nën presionin e përditshëm të qeverisë. Gjendja ekonomike e rënduar dhe mungesa e perspektivës nuk godet askënd më fort e më dhimbshëm se grate dhe vajzat shqiptare. Jo festë për një ditë, por solidarizim çdo ditë me dhe për gratë dhe vajzat e Shqipërise!”-ka shkruar Basha.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com