HUNGARI - Piloti anglez i "Mercedes", Lewis Hamilton është fituesi i garës në pistën e Hungarisë. Hamilton u nis nga vendi i parë në "Pole position" dhe arriti që të ruajë këtë pozicion, duke lënë pas pilotin e ‘Lotus’, Kimi Raikkonen, i cili u rendit në vend të dytë.

Piloti gjerman i "Red Bull", Sebastian Vettel, e ka përfunduar garën në vendin e tretë. Kurse spanjolli Fernando Alonso ka zhgënjyer edhe në këtë garë, i cili është renditur në vendin e pestë me Ferrarin e tij.

Shoku i skuadrës, Massa edhe pse është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij në fillim të garës, arriti që ta mbyllë garën vetëm në vendin e tetë.

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)