Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të palicensuar të lojrave të fatit, Strukturat e Policisë Lezhë, gjatë ditës së djeshme kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të ushtrimit të aktivitetit të lojrave të fatit pa licensë.
Në qytetin e Lezhës, tek një lokal, në lagjen “Gurra” Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar një televizor, një printer dhe një kompjuter me pjeset dhe aksesoret e tij, për llotari sportive, pa qënë i liçensuar.
Mënjëherë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për A.P, vjeç 44, banues në lagjen “Besëlidhja”, pasi ushtronte këtë veprimatri pa licensë në lokalin e marrë me qera.
Operacioni “Marrëzia e Fundit” i organizuar nga policia kundër sekuestrimit dhe bllokimit të lojrave të fatit të palicencuar ka qenë një nga aksionet e para të ndërmarra nga qeveria Rama.
Materialet i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Lezhë për veprën penale “Organizimi i llotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com