TIRANE - Edhe pse kanë kaluar 5 vjet, gjyqi për çështjen e “Gërdecit” ende nuk është mbyllur. Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, relatori i çështjes Alaudin Malaj ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe caktoi datën 4 shkurt për shpalljen e vendimit.

Ditën e sotme u dëgjuan pretendimet e palës mbrojtëse, ato të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha dhe ish-drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Dashnor Çaushi.

Duke folur në ëmër të klientit të tij që ndodhet në SHBA, avokati mbrojtës i Luan Hoxhës, Brahim Lahi ka kërkua pushimin e çështjes ndaj klientit të tij me pretendimin se nuk provohet që ai të ka kryer ndonjë vepër penale dhe më tej ka theksuar se vendimi për shpalljen fajtor të Hoxhës ishte i jashtëligjshëm.

Më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së “Gërdecit”, duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar të "Albademil" sh.p.k, Mihal Delijorgjin.

Ndërkohë që me 10 vjet burg u dënua ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Sokol Ngjeçi dhe me 6 vjet burg dhe 4 vjet moslejim ushtrim detyre, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha.

Ndërkohë që për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu u pushua çështja, pasi përfitoi nga amnistia për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)