"Gratë e përdhunuara në Kosovë" 
Serbia të paditet në Gjykatën e Hagës

"Gratë e përdhunuara në Kosovë" <br />Serbia të paditet në Gjykatën e Hagës
Po kalojnë gjatëmbëdhjetë vitet e postluftës, e askush nuk kërkoi dëmshperblim, e as denim ndaj agresorëve për të përdhunuarat gjatë luftës!

Janë 20.000 sosh, përkatësisht 4.4 për qind të popullatës - sipas korespodentes së gazetës “The Guardian”, Helena Smith, e cila është bazuar në dëshmitë e “World Health Organisation” dhe “The US-based Centre for Disease Control”, organizata këto që kanë konstatuar këtë numër të përdhunimeve në Kosovë, para bombardimeve të NATOs.
Në këtë valë kur paknaqësia e popullit është fokusuar të protestojë kundër “Asociacionit” dhe “Demarkacionit”, dikujt do t’ju dukej e tepërt të flitet për të përdhunuarat gjatë luftës, por populli thotë: “Mshoj hekurit sa është i nxehtë“, e kësaj radhe, jo pa arsye, sepse as një kriminel i vetëm nuk është denuar për përdhunimet gjatë luftës, e as Qeveritë e pasluftës nuk e panë të udhës që kjo qështje të jetë një ndër dhjetë pikat kryesore të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Edhe pse dëshmitë dhe hulumtimet flasin me fakte, askush nuk e mori seriozisht tmerrin që përjetuan ato, përveç zërit avokues të organizatave joqeveritare që me këmbëngulësi insistojnë t’a mbajnë në aktualitet këtë fenomen të dhimshëm, qëllimisht për të ju dalur në ndihmë viktimave. Sikurse notat e protestes për “Asociacionin” dhe “Demarkacionin”, si duket ky fenomen kërkon rebelim për të qëndruar në aktualitet – protestë kundër Qeverisë që e ka varrosur këtë qështje, sepse gjoja nuk është problem që duhet të aktualizohet.

E të përdhunuarat gjatë luftës duhet të zgjedhin heshtjen, duhet të durojnë dhimbjen, duhet mos me b’za, sepse po folën mposhtin krenarinë e atyre që i konsiderojnë si prona private. E dimë, edhe nga hulumtimet shkencore se dhuna ndaj grave gjatë luftave është përdorur si taktikë për të poshtëruar luftën. Që nga viti 1999, atëherë kur gratë dhe vajzat tona përjetuan dhunë makabre nga paramilitarët serb, zërat e organizatave joqeveritare nuk u konsideruan seriozisht nga kabinetet qeveriate për të sjellur drejtësi për gratë dhe vajzat të dhunuara gjatë luftës.

Ka pasur lëvizje dhe intervenime në përkrahje të tyre nga OJQ të ndryshme, por Qeveria e Kosovës “i ka futur veshët në lesh” sa herë që aktualizohet kjo temë. Kishte edhe deputetë të tillë që me krekosje kërkonin egzaminimin e grave të dhunuara gjatë luftës në foltore të Parlamentit. Gjithashtu, zëri i grave qeveritare që do duhej të buqiste për t’i përkrahur viktimat, ka qenë i vakët – duke e marë për bazë kohëgjatjen e problemit. Autorja amerikane Elisabeth Bumiller, e cila gjatë vitit 1999 ishte korrespodente e Pentagonit për gazetën “The New York Times”, sjelli në pah mentalitetin shqiptar të kohës karshi fenomenit të dhunës seksuale. Bazuar në intervistat që kishte bërë aso kohe, Bumiller ka konstatuar se kultura shqiptare ka bindje stigmatizuese për gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës; “Nëse e pranon se e kanë dhunuar ushtarët serb, do ta lëshoj edhe mbas njëzet fëmijëve”, “Ta puthi prap ndjej se po e puthë një trup të vdekur”, “Nuk duhet komentuar kjo gjë, sepse shkatërron shpirtin dhe sakrificën për liri“ – ishin këto vetëm disa nga citatet që burrat shqiptar kishin theksuar aso kohe.

Ndërkaq, gratë që përjetuan këtë tmerr pranuan se duhet të jetojnë me “turp”, sepse normat sociale e përcaktojnë një gjë të tillë. Në analizën e saj bazuar në intervista, Bumiller shfaqi habinë se si ishte e mundur që gjatë daljes së parë të Milloshevicit në Hagë, gjyqtari nuk e kishte ngarkuar me akuzë për dhunën seksuale që paramilitarët serb kishin ushtruar në gratë dhe vajzat shqiptare, ku kishte raste përdhunimi edhe të burrave. Pas disa kohësh që ajo ishte përpjekur të gjejë përgjigje për këtë lëshim, merr përgjigje nga Departamenti i Shetit Amerikan, se një gjë e tillë nuk ishte kërkuar asnjëherë nga pala dëmtuese. Pra, Qeveritë e pasluftës nuk e kanë pa të udhës që Serbia të paditet për përdhunimet seksuale.

Përderisa unë dhe ti pimë kafe pa e vrarë ndërgjegjen, ose eventualisht duke komentuar idetë pro ose kundër demarkacionit dhe asociacionit, apo dhe probleme të tjera sociale, kemi lënë anash një plagë për të cilën Serbia nuk është denuar asnjëherë, sepse ne nuk kemi shpallur padi ndaj tyre. Për më shumë, mbështetje ndaj viktimave të dhunës kanë ofruar organizata joqeveritare si Medica Kosova dhe Kosova Reahbilitation Centre for Torture Victims (KRCT), të cilat do të duhej të ishin mbështetur më denjësisht nga përfaqësuesit e pushtetit. Heshtja dhe konsiderimi joserioz nga Qeveritë e pasluftës për gratë dhe vajzat e dhunuara ju ka hapë rrugë ultranacionalistëve serb të thonë se e gjithë kjo histori është propogandë e shqiptarëve për t’u viktimizuar.

Mospërkrahja institucionale ka joshur zëra si të kritikut kulturor dhe politologut Michael Paraneti, i cili konsideron mediet dhe organizatat ndërkombëtare si “atrocities” (akt mizorë lufte), që gjoja sipas tij kanë shpërndarë propaganda dhe kanë fryer nymrin e të dhunuarave gjatë luftës, përderisa autoritetet e Kosovës nuk i kanë kushtuar vëmendje ketij fenomenti që në rast se do të ishte i qenë, çdo shoqëri me mendje të shëndoshë do të duhej të kërkonte drejtësi.

Madje, nëpër botë më i njohur është fenomeni se gjoja shqiptarët e Kosovës ikën nga vendi për shkak të bombardimeve të NATO-s, se sa që ndonjëherë është folur për të përdhunuarat gjatë luftës, sepse sipas politologut Paraneti, kështu flasin faktet që janë publikuar. Për çudi, asnjë institucion shtetrorë i vendit nuk i ka kundërshtuar hipotezat e tij, gjë që në instancat botërore indirekt i jep kredibilitet analizës së tij.

Ekspozita “Mendoj për ty” e ideuar nga Alketa Xhafa ishte një sensibilizim ndaj grave të dhunuara gjatë luftës për tu aplauduar, por si duket institucionet vendore nuk e kuptuan thelbin e mesazhit. Me gjasë, Qeveria e Kosovës po kërkon hapa që ne si shoqëri duhet të ecim rrugëve të Kosovës me fustanet dhe pantollonat e grave të dhunuara gjatë luftës për të ndjerë dhimbjen që ato përjetuan, dhe për t’i thirrur ndergjegjes që t’i dalim në ndihmë kësaj traume që përjetuan hiç më pak se 20.000 viktima shqiptare, të cilat në heshtje presin drejtësi që kriminelët të denohen ligjërisht në Hagë.

Sikurse dëmtimi i territorit të Kosovës, që në përgjithësi po konsiderohet si efekt ansorë negativ afatgjatë, gjithashtu edhe familjet që janë përballur me përdhunime do të ballafaqohen me efekte anësore çrregullimi mental të cilat do të shfaqen dhe do të shumëzohen pas disa vitesh, sepse domosdoshmërisht ata që rrethohen nga këto simptome janë të rrezikuar të fitojnë “Compassion Fatigue” (lodhje nga bashkëndjenja) nga viktimat që ndajnë përditshmërinë.

Ta zëmë, nëse një familje mesatare katër antarëshe ka një viktimë të dhunuar gjatë luftës, rritet rrezikshmëria që pas njëzet vitesh të shfaqen çrregullime mentale në 80.000 banorë të Kosovës, nëse për bazë marrim numrin 20.000 që është përfolur si shifër e viktimave të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Ne si shtet që ende se kemi mbushur një dekadë duhet të jemi largpamës për fenomenet negative që po ndodhin në Kosovë, e jo pastaj të hedhim akuza ndaj popullit se po prishin rendin publik, ashtu si po ndodhë me fenomene të tjera brengosëse në shoqëri, që kanë ardhur si rezultat i posttraumes së luftës.

Përderisa nuk po analizohen rrethanat sociale nga gjeneza deri te ku shpiejnë efektet ansore, hipotetikisht popullsia do të shpreh revoltë kohë mbas kohe jo vetëm për dëmet materiale, por edhe për dëmet në njerëz – gjë që nuk i arsyeton pushtetarët që dalin kundës veprimeve të qytetarëve. Me keto mënyra të politikëbërjes dhe mos avokimit, jo vetëm ndaj viktimave të dhunës gjatë luftës, por viktimave që kanë pësuar shumë nga lufta, pas 20 vitesh gjysma e popullsisë do ketë nevojë për ndihmë neurologjike, si rezultat i fenomenit të lartëpërmendur “lodhje nga bashkëndjenja”.

Ne jemi vonë, shumë vonë për të përkrahur viktimat e dhunuara gjatë luftës. Gjatë gjykimit të Slobodan Millosheviçit në Hagë, Qeveria nuk denoncoi dhunën ndaj grave dhe vajzave shqiptare. Shancin e dytë, gjegjësisht, bisedimet Kosovë-Serbi prapë e anashkaluan këtë varrë që nuk do të zgjidhet në heshtje. Dhe jo vetëm OJQ-të që ngrehën zërin për këto viktima, por edhe instancat ndërkombtare kritikuan politikën vendore që lanë në mëshirë të fatit viktimat e dhunës suksuale në Kosovë. Klasa politike nuk qe në gjendje t’i thërras ndërgjegjes as pas ekspozitës “Mendoj për ty”, që si thelb kishte ndërgjegjësimin popullatës, dhe thirrje Qeverisë së Kosovës për të përkrahur viktimat e dhunës. Janë për aplaudim përpjekjet e Presidentes Atifete Jahjaga, për krijimin e "Këshillit Kombëtarë në Mbështetje të Grave dhe Vajzave të Dhunuara", por ku është aktpadia në Hagë? Përkundër këtyre përpjekjeve, kërkesat e qytetarëve dhe ekspozitat sensibilizuese nuk po mjaftojnë për të u’a hapur sytë pushtetit. Kjo heshtje e ky nënçmim ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të popullsisë indirekt fton njerëz të vullnetit të mirë të shprehim paknaqsinë me zë protestues.

Populli thotë: “do punë telall nuk lypin” – me apo pa të drejtë për të gjykuar, sistemi patriarkal po i anashkalon problemet e garve në shoqëri, andaj burrat e vullnetit të mirë, e sidomos gratë, duhet të ngrisin zërin për të paditur agresorët që përdhunuan viktimat e lufës, dhe të kërkohet që në bisedimet Kosovë -Serbi kjo qështje të jetë një ndër pikat kryesore të problemeve që duhet paditur.

Viktimat u përdhunuan fizikisht nga paramilitarët serb gjatë viteve të konfliktit, e fatëmjerisht u dhunuan për herë të dytë psikologjikisht nga mosmbështetja institucionale shtetrore, duke kaluar gjashtëmbëshjetë vite të postluftës. Andaj, përveç paknaqësive të dëmtimit territorial të Kosovës, të reflektojmë edhe për përdhunimet gjatë luftës, gjegjsisht, kërkesë për padi në Hagë kundër Serbisë.
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten