"Guri për Paqe” sot në Prishtinë

"Guri për Paqe” sot në Prishtinë
PRISHTINE-  Do të zhvillohet sot ceremonia “Guri për paqe”, në kuadër të aktiviteteve të Javës së Tolerancës dhe Pajtimit në Kosovë, që do të zhvillohen deri më 26 maj.

Me “Gurin për Paqe” në Muzeun Kombëtar, Prishtina u bashkohet qyteteve që kanë nderuar viktimat e luftës, me hapësirën kushtuar atyre, me urime për një botë më paqësore. Ky gjest simbolik është përcjellur nga njerëzit e Hiroshimës, nga Japonia, në të gjithë globin.

Në ceremoni të pranishmëve do t’iu drejtohen presidentja e Republikës së Kosovës, kryetari i Asociacionit “Guri për Paqe” i Hiroshimës, si dhe kryetari Prishtinës.
Java e Tolerancës në Kosovë, përfshinë një varg ngjarjesh ku do të mblidhen komunitete dhe liderë globalë të cilët i përkushtohen dialogut pozitiv dhe të hapur. Mbi 300 mysafirë nga gati 50 shtete nga pesë kontinente do të vijnë në Kosovë.

Në 23 maj do të bëhet inaugurimi i Monumentit të Holokaustit nga kryeministri i Kosovës, në vendin ku ndodhej sinagoga hebreje e fundit e Prishtinës. Nga 24-26 maj, do të zhvillohet takimi i dhjetë jubilar i Grupit të Mëngjesit të Lutjeve në Evropës Juglindore (Lutja Kombëtare e Mëngjesit) në Prishtinë si dhe konferenca ndërfetare në Pejë.

Redaksia online
(atsh/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm