Mëngjesin e të mërkurës ndodhi një eklips total hënor, i njohur dhe si “hëna e përgjakshme”, për shkak të ngjyrës që ajo mori pasi mbi të ra hija e tokës.

Eklipsi i plotë i hënës është i dyti që ndodhi brenda një periudhe, gjatë të cilës pritet të ndodhin dhe të tjerë, nga 15 prilli deri më 28 shtator të vitit 2015-të.

Eklipsi i quajtur tetrad ndodhi në katër sipërfaqet e hënës dhe u pa në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eklipsi i së mërkurës ishte i dukshëm nga vëzhguesit në qiellin e Amerikës së Veriut, Australisë, Amerikës së Jugut dhe disa pjesëve të Azisë. 

Eklipsi i plotë ndodhi në orën 6:25 përpara se të agonte mëngjesi i 8 tetorit. Një eklips i tillë ndodh kur hëna kalon në hijen e Tokës, e quajtur Umbra. 

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)