"Kam hequr të dy gjinjtë, gjirin e parë për efekt të kapjes nga kanceri ndërsa gjiri i dytë për efekt parandalues me vetëdije të plotë. Nuk mund të gënjej që të them nuk pata frikë por duke qënë natyrë shumë kurajoze dhe shumë e qeshur gjithmonë jam përpjekur që kanceri mua mos të më vërë poshtë. Le ti lënë kafet një muaj aq kushtojnë." tregon Majlinda Nanaj
(Në foto: Majlinda Nanaj, gjatë intervistës për A1 Report)
Edhe Vitoria është një tjetër grua që ka kaluar këtë eksperiencë të vështirë me sëmundjen e kancerit të gjirit. Për mikrofonin e A1 Report ajo përcjell momentet kur mori vesh se ishte prekur nga kjo sëmundje, por guximi dhe dëshira për të jetuar dhe për rritur fëmijët e saj bëri që ajo të kryente vizitat te mjeku pa frikë.
"Kam vajtur kam bërë vizitë dhe më thanë që është një gjë që duhet hequr edhe hajde një ditë kur të duash. Unë mendova edhe thashë : doktoreshë në rast se ti e ke kohën sot të lirë mund të bëhem operacion që sot. Ishte një gjë që unë po të rrija më shumë do stresohesha më shumë. Ju bëj thirrje të gjitha grave të Shqipërisë dhe të gjitha vajzave të bëjnë një kontroll, jo të kenë frikë që të mos venë për vizitë sepse sa më vonë ta marrin vesh ju duket sikur është më mirë por jo sa më shpejt ta marrin vesh aq më mirë do jetë për ato." shprehet Vitoria
(Në foto: Vitoria Shahini, gjatë intervistës për A1 Report)
Glozheni: Nga viti në vit numri i grave që kryejnë vizita po rritet
Përveç apelit që i drejton të gjitha femrave që të kryejnë vizita të shpeshta te mjeku si për kancerin e gjirit por edhe të qafës së mitrës, Profesor Doktor Orion Glozheni thotë se nga viti në vit numri i grave që kryejnë vizita po rritet.
"Kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës janë dy nga problematikat kryesore , por ajo që është e rëndësishme është që nqs njerëzit bëhen të përgjegjshëm për të bërë deppistimin sistematik të këtyre sëmundjeve, kur kapen në faza të hershme këto sëmundje janë të shërueshme , po u kapën në faza të avancuara atëhere sigurisht që askush nuk ka cfarë ti bëjë. Ka gjithmonë një numër më të madh grash duke filluar që nga moshat e reja por edhe ato që janë moshë më të madhe që vijnë për të kryer ekzaminime dhe kjo është një sinjal i mirë për popullatën tonë." thekson doktor Glozheni
(Në foto: Profesor Doktor Orion Glozheni, gjatë intervistës për A1 Report)
Dade e Leskaj apel qeverisë: Krijojmë kushtet që femrat shqiptare të kurohen
Deputetët e Kuvendit të Shqiperisë zonja Arta Dade dhe Valentina Leskaj të pranishme ne konferencën “Të bashkuar kundër kancerit të gjirit” në pozicionin edhe të gruas shqiptare i bëjnë apel qeverisë të krijojë kushtet që femrat shqiptare të kenë mundësi jo vetëm të vizitohen por edhe të kurohen nëse preken nga sëmundja e kancerit te gjirit.
"Apeli duhe të vijë për strukturat shtetërore dhe për strukturat përgjegjëse për të krijuar kushtet në mënyrë që gratë të kenë mundësi që të ekzaminohen. Më vjen mirë që do të kemi mamografi lëvizëse dhe duhet të hartojmë një plan në mënyrë që dhe grave në caqet më të larta të vendit tju krijojnë mundësitë që ti sjellim dhe të ekzaminohen lidhur me parandalimin e kancerit të gjirit." shprehet deputetja e PS Arta Dade
(Në foto: Deputetja Arta Dade, gjatë intervistës për A1 Report)
"Më shumë se 50 % e popullsisë nuk i ka shërbimet të aksesueshme edhe pse jo të përballueshme Nisma e qeverisë që këto shërbime të paktën për këtë muaj që konsiderohet edhe muaji i kancerit të gjirit të jenë pa pagesë është do të thosha shumë e mirëpritur është shumë e rëndësishme por që duhet shfrytëzuar, po ecet edhe përsa i përket krijimit të infrastrukturës së nevojshme që gratë të kenë mundësi të përfitojnë nga këto shërbime por gjithsesi hendeku është ende i madh." tha deputetja Leskaj.
(Në foto: Deputetja Valentina Leskaj, gjatë intervistës për A1 Report)
Sipas statistikave çdo vit në Shqipëri 250 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit. Për ta shpëtuar jetën tuaj kryeni vizitat tek mjeku , mos nguroni ajo është e çmuar, na duheni...
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)