"Kënga Magjike", këngëtarët e
vjetër eklipsojnë të rinjtë, kryeson...

"Kënga Magjike", këngëtarët e<br />vjetër eklipsojnë të rinjtë, kryeson...
Festivali “Kënga Magjike” në këtë edicion të 17-të duket se e ka zgjedhur fituesin e këtij viti! Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë, këngëtarët kënduan ‘live’ dhe perfomuan për trofeun e final. Po kush e meriton këtë trofe? Për kë do të votojnë këngëtarët? Gara mes këngëtarëve ‘BIG’? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin përgjigje sonte...

Në finalen e këtij edicioni ashtu siç u përfol në fillim, këngëtarët ‘Big’ kryesuan këtë edicion edhe pse shumë artistë të rinj morën pjesë, nuk arritën të kryesonin në garë, gjë që nuk na befason pasi kështu ka ndodhur vit pas viti në “Kënga Magjike”.

Trofeu vs këngëtarët ‘BIG’

Këngëtari dhe njëkohësisht një ndër krijuesit më të suksesshëm të muzikës shqiptare është pretendenti kryesor i këtij edicioni, por nuk ngelen pas as emrat e artistëve të njohur si Juliana Pasha e cila befasoi me zërin e saj apo Aurela Gaçe, e cila fitoi trofeun e vitit të kaluar, një zë i fuqishëm i këtij edicioni.

Ndërkohë, rikthimi i Albërie Hadergjonaj me një baladë, Stines, Mariza Ikonomit apo Erik Lloshit dhe Anxhela Peristerit në finale na tregon se këtë edicion trofeu do të ndahem mes zërave të njohur të muzikës moderne shqiptare. Edhe pse ky kompeticion ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj, sërish zërat besnik të skenës janë ato që triumfojnë.

Pse Flori?

Natyrshëm lind pyetja se pse të gjithë shprehen në rrjetët sociale se pse trofeu do ti shkoj këngëtarit Flori Mumajesi. Duke qenë një ndër krijuesit më të sukseshëm në treg, kujtojmë se shumica e këngëtarëve të cilët janë në garë marrin pjesë me krijimet e tij, të cilët na tregojnë se në bazë të formulës së këtij festivali, janë ‘miqtë artistë’ të cilët do të kthejn qokën e këtij edicioni.
kenga magjike
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr