TIRANË - Mbledhja e Këshillit Bashkiak, përveç replikave, është shoqëruar edhe me “batuta” ndërmjet kreut të Bashkisë Erion Veliaj, dhe këshilltarit të djathtë Taksim Mema lidhur me dhënien me koncesion të kalasë së Petrelës. 

Taksim Mema: Kalaja nuk është nën administrimin e bashkisë së Tiranës dhe administrimi i saj është dhënë nga kryetari yt.

Veliaj nuk ka nguruar t’i përgjigjet, dukë thënë se me këto “batuta” po bën pa e kuptuar një autogol politik, dhe shtoi se koncesioni i kalasë së Petrelës ka përfunduar para 11 vitesh.

Erjon Veliaj: Për Petrelën, nuk duhet t’i marrësh gjerat me uruç politik se bën autogol pa e kuptuar, kontrata ka mbaruar prej 11 vjetësh. E ka marrë për koncesion me 5 vjet, nga 2004 u ndërrua pushteti dhe e ka mbajtur për 11 vjet. Është kollaj të bësh batutë, po hajde i përgatitur. Kontrata për kalanë e Petrelës ka mbaruar në vitin 2004.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)