"Ku t'kam parë Vesel", Tea e
Big Brother nis një lidhje të re?!

"Ku t'kam parë Vesel", Tea e<br />Big Brother nis një lidhje të re?!
Vetëm dy javë pas publikimit të lajmit se Tea dhe Veseli janë ndarë, kanë nisur të qarkullojnë fjalë se Tea ka gjetur mbështetje tek një tjetër mashkull. Burime pranë vajzës nga Korça thonë se ajo tanimë ka nisur një lidhje të re.

Edhe profili i Teas në rrjete sociale na bën të mendojmë që bukuroshja nuk po e kalon aspak keq periudhën post-ndarje (ashtu si edhe Veseli). Në një prej postimeve të shumta, ish-­banorja shfaqet në timonin e një makine luksoze tip "Porsche", që mendohet se mund të jetë në pronësi të të dashurit të saj të ri.

Ndarja e tyre ka qenë një nga lajmet më të komentuara të kësaj vere. Por Tea dhe Veseli duket se kanë lënë gjithçka pas. I impenjuar në aventurën e tij në “Dance With Me”, fituesi i “Big Brother” duket se e ka larguar të gjithë fokusin nga Tea, që siç thuhet, kohët e fundit është hedhur në krahët e një djaloshi tjetër.

I pyetur nga "Bluetooth" nëse ka dijeni për lidhjen e re të supozuar të ish- të dashurës së tij, fituesi i “Big Brother 7” tha: “Nuk e di nëse është lidhur apo nëse e ka ngacmuar dikush gjatë kohës që ka qenë me mua. Madje, edhe tani nuk kam dëgjuar që është lidhur përsëri”.

Më tej, Veseli shpjegon se, gjatë kohës që kanë qenë bashkë, nuk ka pasur ndonjë dyshim nëse Tea ishte përfshirë në ndonjë flirt tjetër.

Megjithatë, ndonëse ka kaluar shumë pak kohë që nga ndarja, Veseli shprehet se, “nuk më vjen keq që është lidhur. Nëse është lidhur, atëherë nuk ka qenë rehat në lidhjen që ka pasur dhe më mirë që është lidhur përsëri”, – ka përfunduar ai.
 

🙈🙈🙊🙊

A video posted by Tea (@tea_zhuli) on


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi