Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj 17 të arrestuarve të ditës së mërkurë. Masa e paraburgimit do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh. Këtë masë paraburgimi e ka kërkuar Prokuroria Themelorë në Prishtinë, duke i rënduar me akuzat për pjesëmarrje në turmë.
Protesta e opozitës është përshkallëzuar në dhunë mbas arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi. Deputetes po ashtu i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për sjelljet e saj në Parlamentin e Kosovës. Bujupi ka hedhur disa herë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjet e Kosovës me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe atë me Malin e Zi për caktimin e demarkacionit.
Policia është ende në kërkim të tre deputetëve të tjerë, nga radhët e Vetëvendosjes. Për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Faton Topallin është lëshuar urdhër-arrest për të njëjtën vepër si të Kadaj Bujupit.
Ndërsa ditën e djeshme, gjatë një takimi partitë opozitare vendosën të tërhiqen duke thënë se takimi i radhës do të jetë në 28 nëntor.
Në protestën e para dy ditëve, sipas policisë janë arrestuar 22 persona. Ndihmë mjekësore kërkuan disa prej pjesëmarrësve në protestë, duke përfshirë dy policë, dy qytetarë dhe dy protestues.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA