Përvec ekipit të Prishtinës në garë për të fituar trofeun do të jenë edhe Tirana, Flamurtari dhe Shkëndija e Tetovës.
E ndërsa Tirana arriti që të fitonte pardje në Shkodër përballë ekipit të Otrantos së Ulqinit duke kaluar në fazën e finaleve, Shkëndija e Tetovës kaloi automatikisht, pasi Renova nuk mori pjesë.
Të tre ekipet e kualifikuara do të kenë përballë edhe Flamurtarin. Ky është edicioni i tretë i këtij turneu të zhvilluar për nder të pavarësisë së vendit.
Për t'u rikthyer te ndeshja e fundit kualifikuese, Prishtina kaloi në gjysmëfinale të turneut “Kupa e Pavarësisë”, pas ekzekutimit të penalltive, duke eliminuar Trepçën 89’ me rezultat 6:5, ndërsa koha e rregullt përfundoi pa gola.
(d.b/shqiptarja.com)
