"Lamtumirë kunkubina ime: Opera
e Pekinit" rikthehet pas 21-vjetësh

"Lamtumirë kunkubina ime: Opera<br />e Pekinit" rikthehet pas 21-vjetësh
Yjet e filmit kinez "Lamtumirë konkubina ime: Opera e Pekinit" kaluan në tapetin e kuq të Hollywood-it pas prezantimit të filmit këtë të premte ku u fotografuan pjesmarrësit më të famshëm që performuan në skenën e Operës së Pekinit. 

Filmi po shfaqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e festimeve të përvjetorit të 35-të të marrëdhënieve diplomatike Amerikano-Kineze. Kjo ka për qëllim të tregojë një shembull të mirw të ndërthurjes së kulturës kineze me teknologjinë moderne 3D. Aktorët e filmit kanë performuar kryesisht në skena teatri dhe shpjegojnë se bërja e filmit ishte një eksperiencë unike për ta. 

“Kur ne performojmë në skenë përballemi me një audiencë prej 100 personave, ndërsa performojmë në kamera ne përballemi me një audiencë shumë herë më të madhe. Kur aktrojmë në skenë mendojmë me një shtrirje makro të të menduarit, ndërsa përballë kamerës horizonti ynë ka shtrirje mikro” shpjegon aktori Shang Changrong, ndërsa shton se atyre u duhet të fokusohen në çdo skenë, në çdo gjest, në çdo veprim, në mënyrë që ta targetojnë drejtpërdrejt audiencën. 

Aktorja Shi Yihong, gjithashtu një yll i skenës kineze, mendimet e së cilës patën jehonë, shprehet se për të ishte një eksperiencë krejt e re të aktronte para kamerave. “Si një aktore që kam aktruar vetëm në Operan e Pekinit, mendoj se pjesmarrja në një film është një gjë vërtet interesante, ashtu siç është dhe përdorimi për herë të parë i teknologjisë 3D e cila ka një kuptim shumë të veçantë për mua” është shprehur ajo. 

Filmi është një rikrijim i filmit të famshëm kinez të vitit 1993 “Lamtumirë konkubina ime”, e cili fitoi çmimin e Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike