TIRANE-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar kandidaturat për Avokatin e Popullit dhe kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në mbledhjen e komisionit u aprovuan emrat e Klement Zgurit dhe Erinda Ballancës, respektivisht në krye të KQZ-së dhe Avokatit të Popullit.
Këta emra janë propozime të opozitës, siç parashikohej në marrëveshjen Rama-Basha.
Pasi mori besimin e Komisionit të Ligjeve kreu i Ri i KQZ-së, teksa dilte nga kjo mbledhje Klement Zguri bëri edhe prononcimin e parë për medit ku ndër të tjera tha se përpara ka një sfidë që e pret.
“Ky post është sfidë,vlerësim dhe përgjegjësi. Kam 20 vjet pjesë e KQZ-së. Është një punë që nuk bëhet individualisht është ekipi ai që ia del. Kërkojmë edhe mbështetjen e gjithë faktorëve të tjerë”,- u shpreh ai.
I pyetur se si di t’ja dalë në KQZ, duke qënë se nuk ka shumicën, Zguri tha: “Të mos bëhemi pesimistë, vendimet do jenë në zbatim të ligjit”.

Mungesa e Ballances krijon debat
Mungesa e Erinda Ballances ne Komisionin e Ligjeve ka krijuar debat qe eshte transferuar edhe ne Konferencen e Kryetareve. Ballanca sot duhej te ishte ne komision per seance degjimore, por ndodhej jashte shtetit. Kjo ka bere qe kryetarja e Ligjeve Vasilika Hysi, si dhe deputetet e Lsi, Silva Caka dhe Luan Rama, te abstenonin mbi emrin e saj.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com