Mes historisë tragjike dhe dhimbjes së madhe që la pas zjarri që mori jetën e 17 personave në kullën Grenfell në Londër ka befasuar historia e një çifti Italian që banonin në katin e 23-të.
Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi,të dy 27-vjeç,kishin pak kohë që ishin fejuar dhe jetonin në Londër.
Ata ngecën në mes të flakëve në katin e 23-të të kullës 27 katëshe.
Përpara se zjarri të shkrumbonte banesën e tyre ata bënë disa telefonata me familjarët e tyre në Itali.
“Mami faleminderit për gjithçka ke bërë për mua”,ishin fjalët e fundit të Glorias,ndërsa fliste në telefon me të ëmën.
Ndërsa Marco i tha të atit se nuk duket problem i madh,edhe pse flakët po përpinin shkallët, për të minimizuar ngjarjen dhe dhimbjen e të afërmve të tij.
Historia e çiftit italian ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është kthyer ndër më të lexuarat në rrjet.
Dy të rinjtë,që punonin si arkitektë në Londër vdiqën mes flakëve në krahët e njëri-tjetrit.
[gallery]22700[/gallery]
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO