TIRANE - Pjesëmarrësit e “Maratonës së Jetës” do të kenë mundësi të fitojnë celularë, para si dhe pajisje elektroshëtpiake. Organizatorët e aktivitetit kanë menduar që 13 personat e parë të cilët do iu përgjigjen saktë dhe në mënyrë të shpejtë 6 pyetjeve do të jenë fitues të dhuratave.
Por si do të kryhet ky konkurs. Gjithsecili nga pjesëmarrësit në aktivitet mund të shkarkojë në smartphonin android apo iOS të lidhur me internet një aplikacion të çfarëdoshëm që të lejojë të lexosh kodin QR (Inigma, A1Report, etj). Kjo procedurë mund të kryhet nga ora 9.00 deri në 9.45 e ditës së sotme. Ma pas ju duhet të skanoni kodin QR i cili mund të gjendjet në të gjitha fanellat të cilat do të shpërndahen pjesëmarrësve të “Maratonës së Jetës”.
Ajo që duhet të kryejnë pjesëmarrësit në konkurs është edhe identifikimi nëpërmjet numrit tuaj të telefonit dhe të përgjigjeni sa më shpjet që të jetë e mundur pyetjeve që do të drejtohen nga organizatorët.
Personat të cilët do të japin më shpejt përgjigjet e sakta, do të fitojnë më shumë çmime. Shpërndarja e këtyre çmimeve do të kryhet tek “Qyteza e Jetës” në fund të aktivitetit në momentin kur do të jepen edhe 3 çmimet fituesve të vendeve të para të maratonës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com