"Medicus", dënohen 5 shqiptarë për
trafik organesh, kreu ishte izraelit

"Medicus", dënohen 5 shqiptarë për<br />trafik organesh, kreu ishte izraelit
Gjykata Themelore e Prishtinës, e udhëhequr nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shpallur sot fajtor urologun Lutfi Dervishin, me tetë vjet burgim e 10 000 euro, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim. Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim.

I akuzuari i shtatë, Driton Jilta, ishte raportuar se ka pranuar kohë më parë fajësinë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, por janë hedhur poshtë akuzat kundër tij, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.


lufti dervishi
(Urologu Lutfi Dervishi)

Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008.

Në procesin gjyqësor që njihet me emrin si "Rasti Medicus", paneli i gjyqtarëve ka dëgjuar dëshmitë e më shumë se 80 dëshmitarëve, në më shumë se 100 seanca gjyqësore, të cilat kanë nisur që në vitin 2011.

Aktakuza emëron edhe shtetasin izraelit, Moshe Harel si "trurin" e rrjetit për rekrutimin e dhuruesve dhe identifikimin e marrësve të organeve, ndërkaq për mjekun turk, Yusuf Sonmez thuhet t'i ketë kryer operacionet në klinikë.

Që të dy, ndonëse të akuzuar, nuk janë sjellë asnjëherë përpara drejtësisë në Kosovë.

Sipas aktakuzës, viktimat ishin rekrutuar nga vendet e varfëra të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore.

Atyre u ishte premtuar shuma prej 15 mijë eurosh për organe, ndërsa ata që i pranonin këto organe paguanin edhe nga 100 mijë euro secili. Aktakuza thotë se afro 20 viktimave, që janë identifikuar deri tash, nuk u janë paguar shumat e premtuara, megjithqë organet u ishin marrë.

Marrë nga Radio Europa e Lirë

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024