Prej 70 vjetësh libri më kontrovers i Gjermanisë, "Mein Kampf" i Adolf Hitlerit, nuk mund të sigurohet zyrtarisht. Por interneti është histori tjetër. Prej nëntorit 2012 vepra e famshme e Hitlerit mund të shkarkohet në formë dixhitale në gjuhën angleze. Amazon.com e ofron librin elektronik (Ebook) për vetëm 73 cent (0,99 dollarë), në iTunes atë mund ta blesh për 2,20 euro (2,99 dollarë).
Kërkesa është e madhe. Gjatë muajve të fundit libri i Hitlerit është ngjitur në vendet e sipërme të listës së librave më të shitur të tregtarëve online dhe mund ta gjesh për shembull diku nga kreu në kategorinë e Amazon "Propagandë dhe psikologji politike". Libri i Hitlerit u vlerësua madje me 3,8 yje nga pesë të mundshëm në faqen amerikane të internetit të Amazon.
354 komente kanë lënë lexuesit deri tani, ndër to edhe të tillë që e vlerësojnë librin dhe e cilësojnë si një "përkthim magjepsës", apo të tjerë që mohojnë se shfarosja në masë dhe kampet e përqendrimit kanë ekzistuar ndonjëherë.
Marrë nga Deutsche Welle
(v.gj/shqiptarja.com)