"Miss Globe" këtë herë do të
zgjedh më të bukurën në Kanada

"Miss Globe" këtë herë do të<br />zgjedh më të bukurën në Kanada
Konkursi i njohur i bukurisë  “Miss Globe” në vitin e tij të 12 do të organizohet në Kanada. Është kjo risia që producenti i saj Petri Bozo,  mbajtës i patentës së konkursit, ka vendosur të sjellë pas 11 vitesh organizimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Për organizimin e këtij eventi në Toronto të Kanadasë do të kujdeset i njëjti staf shqiptar që për 11 vjet ka organizuar garën e bukurisë në Shqipëri, në muajin shtator do të transferohet në Toronto për t’i dhënë formë garës përtej oqeanit tashme.

Në këtë kompeticion ku përzgjidhet më e bukura e globit do të marrin pjesë rreth 60 vende të botës në datat 13 shtator deri në 4 tetor, ditë në të cilët do të zhvillohet konkursi i bukurisë në Toronto. “Miss Globe është një sipërmarrje e madhe botërore dhe ka një ndryshim thelbësor krahasuar me të ngjashmit e vet në botë: Ai është më shumë se një garë bukurie. Themeluesi i saj, Charlie See, kur e ka nisur, e ka filluar si një spektakël, mbi të gjitha social, në të cilin çdo konkurrente, - pa dallim statusi social, kombësie a etnie, - do të mund të përmbushte një ëndërr.

miss globe

Zgjodha Kanadanë sepse është vendi më multietnik në botë, pra shumë i përshtatshëm për vetë natyrën e Miss Globe dhe ky mision i ri që i kemi vënë vetes si qëllim, bashkarisht, i shërben formulës dhe vetë ambicies së këtij spektakli të madh. Është një marrëdhënie që jep e merr në mënyrë të ndërsjelltë”. ka thënë producenti Bozo në konferencën e parë të organizuar për këtë event. Gjithashtu ai ka treguar diçka edhe rreth historikut 11-vjeçar të këtij kompeticioni bukurie të organizuar në Shqipëri.

“Shqipëria është një vend shumë i vogël në Evropën Juglindore dhe këtu e 11 vjet të shkuara dukej mision krejt i pamundur organizimi i një spektakli të tillë kaq të madh atje. Ky konkurs i dha Shqipërisë atë që çdo lloj politike tjetër prezantuese do të kishte nevojë për shumë më tepër kohë, punë dhe përpjekje:

miss globe

Prezantimin dinjitoz të asaj çfarë je dhe përfaqëson. Një shërbim të tillë mund ta bëjë vetëm një spektakël si Miss Globe, i lindur për të qenë shumë më tepër se një konkurs bukurie”. Ai e ka përmbyllur fjalën e tij duke thënë se është i vetëdijshëm që duhet të punojnë fort për të arritur rezultatin pozitiv që dëshiron.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf