Është dhënë sot masa e dënimit për 10 të rinjtë e arrestuar në protestat e 6 korrikut në Maqedoni kundër rastit “Monstra”. Gjykata Themelore e Tetovës ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg tetë protestues, ndërsa ndaj 2 të tjerëve që ishin liruar nga paraburgimi do të ketë një proces të rregullt gjyqësor.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme maqedonase, të rinjtë me origjinë shqiptare akuzohen se kanë përdorur dhunë në protestën e fundit në Tetovë, kundër diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë.

Vetëm një javë më parë, sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ngriti 10 kallëzime penale për protestuesit të cilët u përplasën me dhunë me policinë gjatë protestave. Dhjetëra tetovarë, kryesisht familjarë të protestuese janë mbledhur përpara Gjykatës së Tetovës për të kundërshtuar vendimin.

Protestat nisnë në qytetet maqedonase ku jetojnë shqitpare, kundër dënimeve me burgim të përjetshëm të të pandehurve shqitparë në rastin “Monstra” për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012. Edhe nga partia shqiptare në pushtet gjykojnë se procesi ka mungesë transparence dhe faktesh 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)