"Në Himare nuk ka asnjë grek
Rama vijo cështjen Çame"

Ajo që duhet të bëjë çdo ditë kryeministri shqiptar është që të tregojë se nuk ka lidhje interesi në favor të politikës së fqinjëve, kundër interesit shqiptar.

Kjo duhet të jetë politika jonë sot. Edhe Beogradi edhe Athina janë në tensionin e brendshëm që iu shkakton historia e gënjeshtërt që kanë krijuar në 150 vjet kundër shqiptarëve.

Nuk ka rrugë tjetër: shqiptarët i rezistuan shekujve për të mos ù shpërbërë, dhe tani janë në rrugën e identitetit të tyre real.

Dalin në median shqiptare disa injorantë dhe kërkojnë të na mbushin mendjen që në Himarë paska grekë. "Është vetëdeklarimi", thotë Dule, edhe pse vetë ka ardhur nga Anadolli në zonën e Gjirokastrës. Po pse, himarjotët nga Anadolli kanë ardhur, siç kanë ardhur përqindja më e madhe e atyre që quhen grekë sot në Greqi, ku banojnë rreth katër milionë shqiptarë autoktonë? Po pse, Dulja dhe një kope injorantësh do t'i mësojnë historinë shqiptarëve?

Zoti Rama, vijo çeshtjen shqiptare të Çamërisë, se ne e kemi amanet nga figurat e mëdha të indipendencës së Shqipërisë atë çeshtje!
dhe, brenda këtij amaneti, ti duhet të kërkosh shkollat shqipe në Çamëri, sipas marrëveshjes që ka nënshkruar Pangallos me qeverinë shqiptare në vitin 1926.

Çdo kryeministër shqiptar duhet të sakrifikojë postin e tij deri në fund, për luftën e identifikimit të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

A e dini, zoti Kryeministër, se sa ka qënë numri i popullsisë arbërore në luftrat kastriotiane? Plot katër milionë.

Në vitin 1455 kanë qënë katër milionë anglezë në Angli dhe katër milionë arbërorë në Ballkan. Kurse sot janë 53 milionë anglezë në Britani dhe 11 milionë shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, bashkë me arvanitasit e Greqisë, dhe pa shqiptarët e Turqisë.

Sigurisht, kjo ka qënë tragjedia shqiptare. Por koha e solli që gjithçka të vejë në vendin e vet.

Deri tani, pengesa kanë qenë kryeministrat shqiptarë. E di ti zoti Rama këtë fakt?

Kushti vendimtar i ecurisë shqiptare drejt modernitetit, është Reforma në Shqipëri, dhe riformimi real dhe modern i ushtrisë shqiptare edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë. Kjo është rruga jonë sot, dhe gjithmonë brenda aleancës amerikano-shqiptare.

Politika amerikane ka njëzet e gjashtë vjet që e ka gjetur aleatin e vet historik në Ballkanin Perëndimor, por gjithmonë kanë dalë kryeministrat shqiptarë, të cilët kanë qënë kundër nën rrogoz, sepse kanë parë të lëngështuar, ose nga Athina ose nga Beogradi, kundër çështjes shqiptare në Ballkan.

Por kjo Reformë sigurisht që do t'ua gjejë vendin të gjithë të korruptuarëve që kanë sjellë këtë gjendje ne Shqipëri.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen