Sa herë vjen marsi, ne i kemi njëmijë arsye për ta kujtuar! Jo sepse në kujtesën tonë nuk ka muaj të tjerë, por sepse marsi edhe duke qenë i përgjakshëm, ndoshta më i përgjakshmi nga të gjithë muajt e vitit, është futur në historinë e magjisë së një gjysme të kombit pa fijen e lirisë për njëmijë vjet!
Aty është ndarë si me thikë, jeta para dhe prapa. Ndoshta ky muaj për ne shqiptarët me njëmijë emra në Kosovë, e ka magjinë e dy epokave. Si ajo e para dhe pas Krishtit!
Nëse dymijë e sa vjet përpara, kryqëzimi i Jezusit do të shënonte ndarjen e dy kohëve ose të dy epokave, për ne vdekatarët e Kosovës, bombat e marsit të vitit 1999, e bënin po të njëjtën ndarje! E çuditshme, por në të dy rastet, vdekja shënonte ndarjen e dy epokave dhe rilindjen!
Në planin real, në dy ose tre milionë shqiptarët, (një zot e di sa janë), aty merrte fund një mënyrë jetese, një mënyrë e të menduarit, merrte fund një kulturë, një histori dhe fillonte faza e një urrejtjeje në zhdukje ndaj fqinjëve pushtues dhe kulturës së tyre, dhe për historinë, dhe për besimin, dhe për gjuhën e tyre. Sepse aty fillonte epoka e ndarjes së madhe. Nuk kishte më ikona as të kulturës, as të historisë, as të artit, as të filozofisë, ose të civilizimit serbë...që për disa qindra vjet e kishin pushtuar e poshtëruar një popull e një kulturë, një gjuhë e një histori, deri në skajshmëri.
Prandaj sa herë vjen marsi, ne i kemi njëmijë arsye ta kujtojmë "vdekjen" që i ndau kohët dhe që e ndau jetën e shqiptarëve në epokën para dhe pas Nato-s. Dikush e kishte kujtuar me shumë sens
"NATO just do it"!
Nëse shqiptarët sot, këta të Kosovës, i kanë njëmijë arsye për të qenë të pakënaqur me dijen që kanë, me atdheun, me historinë, me kulturën, artin dhe letërsinë, me prijësit dhe me politikën, me shtetin dhe me pushtetin...kjo është sepse ata asnjëherë nuk kishin jetuar në epokën e tyre! Fundmarsi i vitit 1999 e shënonte fillmin e epokës së munguar, e cila s' ka asnjë fat tjetër përpos të jetë epoka e shqiptarëve. Janë pak 15 vjet për një epokë. Lumë ata që do ta kujtojnë pas njëmijë vjetësh.
"NATO just do it"...është fillimi i një epoke, prandaj e dua si emër kuptimi, për çdo mars në historinë e vendit të evropianëve të ri.
Le të ketë parajsë në qiell, ndonëse vendi im është në ferr! Dikur kosovarët janë lutur kësisoj, me parullën “Liri-Demokraci!”, dhe dy gishtat e dorës së djathtë të ngritur lart, dhe dorën time që s’e vërente kush. Isha fëmijë. Dikur kosovarët i kanë pritur bijtë në arkivol, duke u lutur kësisoj. Tmerrin e kanë përbirë, janë ngritur sërish dhe sërish kanë thirr: Le të më rrahin, le të më torturojnë e të më asgjësojnë por le të ketë qoftë edhe një krijesë, lutja e të cilit do të mbërrijë në qiell.
Për gati njëqind vjet të fatit shqiptar, një pjesë e shqiptarëve rrahu gati çdo shteg të mundshëm, por shkallë nuk kishte për në qiell, dhe për të mbërritur atje u deshën shumë kurbanë. Secili njeri i kësaj fushe të mëllenjave e ka përjetuar në një ditë o në një shekull ferrin më të keq. Dhe secili njeri i kësaj fushe e ka shkruar sikur ta shkruante me gjak historinë e saj.
Thonë se për amerikanët, fundamentale është siguria. Për ne që sigurinë s’e patëm kurrë, fundamentale dhe e vetme ishte gjithnjë liria. Muri prej betoni të cilin heronjtë e kësaj toke e shpuan me trup. Bota e gëzoi rënien e perdes së hekurt, rënien e diktaturave komuniste në Evropën Lindore dhe vendosjen e demokracive. Dhe derisa shkallët për në qiell krijoheshin diku tjetër, shkallët tona po rishtoheshin për në ferr.
U desh që “Hyjnitë” e mëdha të kallëzonin në fund se më shumë se urtësia e lutjet, është fuqia ajo që botën e lëkund. Dhe bota kosovare falë “hyjnive” do të niste pakthyeshëm të ndante kohën në tash dhe atëherë.
Njeriu lind vetëm në një vend, ndonëse mund të vdesë në qindra të tjera vende. Kaq shumë shekuj ferr e terr nuk mund t’i matësh me pesëmbëdhjetë vjet jetë në ‘parajsë’. Por këto 15 vjet këndej kufirit kanë ndërruar një mentalitet të tërë.
Thonë se liria më e vlefshme është të jesh ai që je, dhe të mos e luash asnjë rol, dhe të mos heqësh dorë nga aftësia për të ndier, në këmbim të një maske perfekte të shpërfytyruar. Por për një dekadë e gjysmë edhe jemi shpërfytyruar, edhe jemi rilindur, edhe kemi mësuar shumë, edhe jemi vrarë sërish e më keq!
/Shqiptarja.com