"Neutrino më i shpejtë se drita", jep dorëheqjen fizikanti

"Neutrino më i shpejtë se drita", jep dorëheqjen fizikanti
MILANO – Ka dhënë dorëheqjen fizikanti Antonio Ereditato, koordinator i bashkëpunimit “Opera” që shtatorin e kaluar vuri në diskutim teorinë e relativitetit të Einstein, duke pohuar se neutrino-t janë më të shpejtë sesa drita. Pak më shumë se një muaj më parë, të dhënat rezultuan të gabuara dhe kjo konfirmuar nga disa eksperimente.

Ereditato vendosi të largohej pasi disa anëtarë të “Opera” paraqitën një kërkesë ku kërkonin dorëheqjen e kërkuesit nga udhëheqja e grupit. Kërkesa e tyre nuk u aprovua por krijoi një krisje mes kërkuesve.

Neutrino është një pjesëzë më e vogël se atomi që reagon shumë pak më materialet në natyre, nuk ka gati fare masë dhe as ngarkesë elektrike. Praktikisht, është një pjesëzë e “pakapshme”. Trypi ynë përshkohet nga miliarda neutrino.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati