"Odiseja arbëreshe", libri i historianit
Caccamo për Terenc Toçin

"Odiseja arbëreshe", libri i historianit<br />Caccamo për Terenc Toçin
“Odiseja Arbëreshe, Terenc Toçi midis Italisë dhe Shqipërisë” është libri i historianit Italian Francesco Caccamo, i cili u promovua pasditen e së enjtes në  Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Dituria”.

Libri sjell para audienës figurën pak të njohur por shumë interesante të tre dekadave të Shqipërisë, Terenc Toçin.
 
Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Toçi: nga lindja  në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me Mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij tragjike, që përkon me ardhjen në pushtet të autoriteteve të reja komuniste, më 1945.

francesco caccamo
 
Gjatë fjalës së tij autori i librit Francesco Caccamo u shpreh:- "Toçi është një personazh që kalon përmes historisë shqiptare, jo vetëm si një protagonist por edhe thjesht si një aktor, ndërsa në momente të tjera luan një rol të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Toçi ishte një figurë e cila që në rini ju afrua lëvizjes së majtë republikane dhe u lidh me figura shumë të njohura si Garibaldi etj. Ai ishte i apasionuar pas Princ Vidit pasi e shikonte atë si një figurë që mund të ndihmonte në pavarsinë e Shqipërisë. Unë nuk mund të them që jam një specialist për Shqipërinë por e kam studiuar personazhin e Toçit sepse kam pasur fatin ta gjej atë në sfondin Italian.Unë  jam shqetësuar dhe interesuar shumë për raportin mes Italisë dhe Shqipërisë edhe pse nuk isha i përfshirë drejtëpërdrejtë në Shqipëri. Toçi ishte si të thuash një çelës për të hyrë në historinë e Shqipërisë".
 
Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe botuesi Petrit Ymeri, i cili theksoi rëndësinë që kanë botime të tilla me temë historike.
 
Ky është një  libër i ri për historinë tonë të Rilindjes deri në çlirimin e vendit nga nazistët!

(b.t/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë