Kontrabanda e mallrave nga pikat doganore në Shqipëri është kthyer në mankthin e bizneseve të ligjshëm që paguajnë detyrime finaciare, në arkën e buxhetit të shtetit.

Një raport policor i përcjellë në Prokurorinë e Tiranës informon se në shumë pika doganore të vendit, kontranbandoa është kthyer në biznes për një grup peronash, qytetarë, funksionarë të policisë në disa qytete dhe zyrtarë të Drejtorisë së Doganave.

Raporti nënvizon se nafta është produkti më i kontrabanduar, pasi blihet me një çmim prej 1200 lekë të vjetra në Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoni dhe më pas futet në territorin shqiptar duke kaluar në pikat doganore si Muriqan, Hani i Hotit,Morinë, Qafë Morinës, Tushemisht, Qafë-Thanës, Kapshticës, “Qafë-Botës” dhe “Tre Urat”.Sasitë e naftës fshihen në bidonë apo në salbatorë shtesë të modifikuar brenda trupit të automjeteve.

AUTOMJETE TE VOGLA
Veç naftës ka dhe produkte të tjera që kontrabandohen, si orizi, medikamentet mjekësore, peshku, telefona celularë, syzë dielli, cigare, këpucë, veshmbathje, arka me domate dhe material të tjera.

Raporti nënvizon se megjithëse shumë nga kontrollorët e Drejtorisë së Doganave apo dhe të Policisë së Shtetit, janë në dijeni të lëvizjes së këtyre mallarave, në shumë pak raste është bërë ndalimi i këtyre mallrave, nga kontrollorët e Drejtorisë së Doganave dhe Policisë së Shtetit në pikat e kalimit kufitar. Jo më larg se katër ditësh policia në bashkëpunim me zyrtarët e antikontrabandës zbuluan në pikën kufitare të Qafë-Thanës, një rast ku kontrabandohej naftë.

Ndërkohë, raporti i policisë evidenton se shumë serioze është gjëndja e kontrabandës edhe në pikën e kalimit kufitar Kapshticë, ku shumë persona, duke përdorur automjetet vetjake,kontrabandojnë mallra si oriz dhe peshk, medikamente mjekësore dhe artikuj të tjerë, duke i tregtuar më pas në zonën e Devollit, Korçës, Pogradecit, deri në Librazhd.

Në raport jepet një informacion i hollësishëm mbi mënyrën se si kryhet kjo kontrabandë, pasi persona të veçantë kryenin, që zotërojnë farmaci mjekësore në Pogradec, Bilisht dhe Korçë,janë të përfshirë në këtë kontrabandë nga Greqia në Shqipëri.

PESHKU
Ndërkohë persona të tjerë nga fshatrat Tren, Kuq dhe në Bilisht, duke përdorur automjetet e tyre kontrabandojnë sasi të mëdha peshku nga Greqia në zonën e Korcës dhe Devollit, duke i tregtuar në të zezë. Kjo tregti e paligjshme ka sjellë dhe falimentimin e dyqaneve të peshkut në këtë zonë. Në këtë kontrabandë janë të implikuar dhe zyrtarë të policisë dhe doganjerë të pikës kufitare Kapshticë, të cilët kundrejt korrupsionit, krijojnë kushte të favorshme për lulëzimin e kontrabandës në këtë pikë kufitare.

Të dhënat flasin se persona të caktuar, nëpërmjet automjeteve të tyre, udhëtojnë natën drejt Greqisë, duke dalë nga pika kufitare Kapshticë. Sapo depërtojnë në territorin Helen, ata drejtohej drejt rrugës që të çon në liqenin e Prespës së Vogël, ku pikërisht në ujërat e liqenit, hyjnë me gomone të vogla ose komardare që i fryjnë në vend, dhe hedhin rjetat dhe substanca kimike, Klor, me qëllim kapjen sa më shpejt të peshkut në liqen.E gjithë kjo procedurë kryhet në fshehtësi të plotë edhe të Policisë helene, pasi gjatë natës, kontrabandistët lëvizin me automjete duke mos ndezur dritat.

Pasi kanë arritur të kapin sasinë e peshkut sërisht hyjnë në teritorin Shqiptar, duke shfrytëzuar Kapshticës. Pikërisht në këtë doganë askush nuk i ndalon, megjithëse është fare e lehtë verifikimi dhe konstatimi i sasisë së peshkut në bagazhet e automjeteve. Madje jo vetëm peshkut por varkave me ajër, rrjetave të peshkimit, pompave apo klorit. Kjo sasi peshku, tregtohet e gjitha në zonën e Korçës dhe Devollit.Në fakt ky biznes kryhet nga disa grupe, të përbërë nga tre deri në katër persona.

E njëjta gjë ndodh dhe me orizin, ku sasi të shumta futen në ditë të caktuara. Ky produkt blihet në disa magazina në Greqi, me çmim shumë të ulët, pasi është cilësi e dobët. Ai futet nga Kapshtica në territorin Shqiptar, duke u tregtuar më pas në dyqanet e fshatrave të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe deri në restorantet e Librazhdit. Gazeta “Shqiptarja.com” kontaktoi me një drejtues të lartë të sektorit të antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave, për problemin e kontrabandimit të mallrava në pikat kufitare.

Drejtuesi që preferoi të mbetet anonim tha se në çdo pikë doganore ka në teren tre gupe vëzhgimi me turne të ndryshme. Madje drejtuesi thotë se është vënë në dijeni të këtyre lëvizjeve në pikën doganore të Kapshticës, por në fakt në asnjë rast nuk ka bërë ndërhyrje, për të parandaluar këtë fenomen apo qoftë arrestuar këta kontrabandistë. Drejtuesi evidentoi për gazetën disa operacione që janë kryer jo vetëm në Korçë, por edhe në disa pika të tjera kufitare, duke bllokuar produkte të ndryshme si naftë, cigare,telefona, kapakë telefonash dhe produkte ushqimore.
Dëmi i bizneseve

Të kontaktuar nga “Shqiptarja,com” disa nga bizneset e peshkut në zonën e Korçës, por edhe disa dyqane celularësh në Tiranë, pranojnë se kontrabanda e këtyre produkte po i dëmton biznesin. Kjo pasi strukturat të posaçme të Drejtorisë së Doganave dhe Policisë së Shtetit, nuk po veprojnë të parandalojnë hyrjen kontrabandë të këtyre mallrave, të cilat shiten në të zezë, ngjitur me biznesin e tyre.”Nuk kanë si të veprojnë pasi tek kontrabandistët marrin taksën mujore nën dorë, ndërsa ne të ligjshmit paguajmë në fund të muajit, taksën në buxhetin e shtetit dhe në fund falimentojmë”-thotë njëri nga tregtarët.   


dy.b/shqiptarja.com