"Qeveria po i çon me "dorën" e saj
myslimanët në Kosovë drejt ISIS-it"

"Qeveria po i çon me "dorën" e saj<br />myslimanët në Kosovë drejt ISIS-it"
KOSOVË - Zëvendësdekania e Fakultetit Islam në Kosovë thotë se është pikërisht indiferenca e qeverisë ndaj komunitetit mysliman që i ka hapur rrugë ISIS-it për rekrutimin e tyre. Besa Ismaili thotë se besimtarët myslimanë në Kosovë janë të diskriminuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Diskursi islamofobik në Kosovë, thotë zëvendësdekania, - i ka dhënë argument ISIS-it që të rekrutojë njerëz.

 “Indoktrinimi nuk është një luks që vjen nga jashtë. Është diçka që vjen nga diskriminimi dhe persekutimi i myslimanëve. Ndjenja e tyre e të qenit të huaj në vendin e tyre, në shtëpinë e tyre. Shumica janë edhe në Egjipt myslimanët dhe po e shohim se çfarë po ndodh. Ata ndihen edhe sot jashtëzakonisht të diskriminuar për shkak se nuk i gëzojnë të drejtat e barabarta vetëm pse kanë një fetarizëm më të theksuar se të tjera. Ky është një diskurs islamofobik i madh që i ka dhënë jashtëzakonisht argumente ISIS’it dhe “isisitëve” në rekrutimin e këtyre njerëzve. Sepse në debatet e ashpra që kam pasur me ta ata më arsytohen kështu: Çfarë kemi ne në Kosovë, ne jemi të ofenduar, ne jemi të sharë, unë nuk mund të shkollohem, nuk mund të punësohem, dhe i tilli normalisht përfundon kudo që dikush i ofron parajsën”, - ka thënë Ismaili në Rubikon të KTV-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot