Në kuadër të 200-vjetorit të lindjes të kompozitorit të njohur italian, është realizuar bashkimi dhe kombinimi i dy orkestrave rinore prej 86 muzikantësh, duke bashkuar edhe njëherë kulturën shqiptare dhe italiane.
Gjithashtu pjesë e këtij bashkëpunimin kanë qenë edhe 60 koristë të Teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit.
Dirigjimi i operës “Requiem”, i është besuar maestro Aldo Ceccato, i cili konsiderohet si një nga dirigjintët më të njohur në itali. Përveç muzikantëve dhe maestro Ceccatos pjesë e kësaj opere janë bërë edhe katër solistët italianë si Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mexo – soprano; Alessandro Liberatore, tenor dhe Raffaele Costantini, bas.
Premiera e "Requeim" mahniti publikun e pranishëm duke përçuar emocionet e një vepre të madhe.
"Requiem", ka ardhur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në kujdesin e veçantë të këtij të fundit, Ambasadës Italiane, Institutit Italian të Kulturës etj.
Gjatë hapjes së shfaqjes ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani është shprehur mjaft entuziast për këtë bashkëpunim.
"Rëndësia e këtij eventi shkon përtej ekzekutimit të veprës sepse përfaqëson bashkëpunimin e rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Italisë, gjithashtu desha të nënvizoj edhe ekspozitën e partiturave dhe pllakatave verdhane të cilat mund ti shikoni fillimisht në hollin e këtij teatri".
Gjithashtu edhe drejtori i TKOB Zhani Ciko nuk kurseu falenderimet për premierën e kësaj vepre.
"Është një kënaqësi e veçantë që ne hapim vazhdimin e kësaj stine të 60-të vjetorit të Operas që kemi festuar gjatë gjithë vitit dhe festojmë me një nga veprat më të mëdha monumentale të muzikës".
“Requiem” është kompozuar në vitin 1874 nga Giuseppe Verdi, për kor, solistë dhe orkestër.
Kjo është një homazh i kompozitorit Verdi për shkrimtarin italian Alessandro Manzoni.
Ndërkohë vepra “Requiem” do të realizohet ditën e enjte datë 12 shtator në qyetitn e Shkodrës në ambjetet e kishës françeskane.
Redaksia Online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)