"Requiemi" i Verdit, koncert edhe
në Shkodër, në kishën françeskane

"Requiemi" i Verdit, koncert edhe<br />në Shkodër, në kishën françeskane
SHKODËR - Pas shfaqjes në Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, “Requiemi” i Giuseppe Verdit ka mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së tij. Vepra është shfaqur në hollin e Kishës Françeskane, ndërsa e pranishme ka qenë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Ambasadori italian Gaiani ka theksuar se kjo vepër është shfaqur në Shkodër për dy arsye që e lidhin qytetin verior me Italinë.

“Jam shumë i gëzuar për këtë koncert. Janë shumë arsye, që kjo vepër vihet në Shkodër, pasi ky qytet historikisht është lidhur me Italinë, si dhe në Shkodër shumë të rinj studiojnë në dy shkolla të muzikës. “Requiem” është një vepër e jashtëzakonshme e Guseppe Verdit, e cila tashmë u shfaq në Shqipëri dhe pas shfaqjes në Shkodër do mbërrijë në Piza të Italisë, ku dy trupat muzikore ajo shqiptare dhe italiane do kenë mundësi ta interpretojnë këtë vepër të mrekullueshme tek artdashësit italianë.
Ndërkohë, ministrja Kumbaro ka bërë të ditur se “është lidhja e saj me Shkodrën, që ka bërë që të jetë e pranishme në këtë shfaqje”.

Angazhimi i dy orkestrave prej 86 muzikantësh, asaj të Fiesole-s dhe asaj shqiptare, prej 60 koristësh të Operas dhe Baletit, 4 solistëve italianë do të vazhdojë në Itali, në Piza, më 14 shtator nën drejtimin e maestro Aldo Ceccato. “Requiem” është një kompozim i vitit 1874 i Giuseppe Verdit dhe i kushtohet shkrimtarit, Alessandro Manzoni. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024