Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama duke folur për koncenisonet u ndal edhe tek check up-i për të cilin tha se i del në mbrojtje ministrit Beqaj dhe vendimit të tij

Ndër të tjera Rama e kaloi me batutë faktin e shëndetësisë falas duke u shprehur se “nuk është qofte ke daja”. Ai argumentoi rëndësinë e bërjes së chek up-it, që shërben për të diagnostikuar në kohë problemet shëndetësore.

Më tej kryeministri Rama bëri edhe një batutë me përfaqwsuesit nga Franca Italia e Gjermania lidhur me frekuentimin e spitaleve për kryerjen e analizave duke u shprehur
"Ne shkojmë bëjmë analiza vetem kur ndjejmë dhimbje dhe nuk e kemi në kulturë, veç gjerrmanëve të cilët e bëjnë zakonisht njëherë në 6 muaj se ashtu e kanë kulturë."-tha Rama

Më pas pas reagimi të biznesmenëve nga italia dhe Franca Rama shtoi" Të na falin kolegët francez dhe italian por gjermanët e kanë në kulturë janë më të rreptë se ne"

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)