"Shëndeti"/ Sa i rëndësishëm
 është gjumi tek të moshuarit

"Shëndeti"/ Sa i rëndësishëm<br /> është gjumi tek të moshuarit
Gjumi është pjesa më e rëndësishme për shëndetin e një të moshuari. Të flesh mirë sipas shekencëtarëve në Britaninë  e Madhe, do të thotë që të përballosh çdo sëmundje apo problem me shëndetit. Kështu, sipas studiuesve kur kalohet mosha 45 vjeç, njeriu mund të flejë më pak gjumë se zakonisht. Nga 8 orë, mjafton vetëm me 5-6 orë në ditë për moshat e vjetra.

“Nëse cdo mëngjes zgjoheni me ndjenja të mira, atëherë do të thotë që nuk keni patur probleme me gjumin, por nëse zgjimi është i vështirë dhe me shqetësimi, gjatë natës keni patur probleme me shëndetin tuaj”, -  thonë studiuesit për gazetën britanike “The Mirror”. Të flesh mirë, do të thotë që të mos kesh shqetësime me zemrën, që përgjithësisht dallohen shpesh tek të moshuarit.

Gjithashtu, një gjumë i mirë ndikon edhe në diabet, duke e mbajtur në nivel të qëndrueshëm sheqerin. Përgjithësisht një gjumë jo i mirë vjen nga shqetësimet që mund të kenë të moshuarit. “Një problem për fëmijën, meraku për shëndetin tuaj, dhimbjet, janë disa nga arsyet që bëhet një gjumë i ç’rregulluar dhe në çdo mënyrë duhet të eliminohen nga çdo person. Në disa raste kur përsëriten, kjo quhet dhe pagjumësi kronike.

Në raste kur nuk flini gjumë, normalisht për disa ditë rresht, merren pilulat e gjumit, por në mënyrë kategorite duhet të eliminohen pasi nuk japin efekt përgjithmonë por vetëm në një ditë dhe krijojnë varësi. Këto barna për gjumin kanë dhe efekte anësore të cilat shfaqen, kryesisht tek personat që kanë probleme me zemrën apo vuajnë nga migrena”, - thotë studimi.
 
Këshillat
Përpara se të filini duhet të shmangni sasitë e mëdha të ushqimeve. Kur konsumohet shumë ushqim kërkohet një kohë më e gjatë për ti tretur dhe kjo ndikon që të zgjoheni disa herë gjatë natës. Duhet të bëni disa veprimi qetësuese, të dëgjosh muzikën tëndë të preferuar, të lexosh një libër, të bësh disa ushtrime të lethta fizike më krahët dhe këmbët. Gjithashtu këshillohet që të kontrolloni dyshekun tuaj, pasi është një tjetër faktor që brenda një nate ju mund të zgjoheni deri në pesë herë.

E rëndësishme sipas studiuesve mbetet ideja se “nuk duhet të shtriheni, duke thënë s’do më zërë gjumi”. Lodhja e tëpërt gjatë ditës është një tjetër faktor, që të moshuarit nuk flenë gjatë natës. Për të shmangur lodhjen këshillohet ngrënia e darkës me qetësi dhe konsumimi i lëngjeve përpara se të shtriheni. Në fund mbetet vizita te mjeku ose te psikologu, që sipas studiuesve janë mënyrat më efikase për të gjetur një zgjidhje për një gjumë të rehatshëm. Por gjumi jo i mirë lidhet dhe me diabetin. “Një gjumë jo i mirë mund të sjellë krijimin e tepërt të glukozës në gjak, që sjell dhe diabetin e tipit II.

Në studim u morën 100 persona, nga të cilët, 50 kishin një gjumë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër shikonin ëndrra të frikshme gjatë natës dhe zgjoheshin shpesh. Nga studimi rezultoi se 50 personat flinin “keq” gjatë natës u rritej glukoza brenda 7 ditëve. Këta persona menjëherë pas studimit, shkuan pranë mjekëve për të kryer vizita, ku dhe morën një kurë për gjumin. Pjesa tjetër nuk kishte rrezik për rritjen e glukozës”, - thuhet në studimin e publikuar në “Thë Mirror”.
 
Aktiviteti
Të moshuarit duhet të bëjnë disa veprime qetësuese, të dëgjosh muzikën tëndë të preferuar, të lexosh një libër, të bësh disa ushtrime të lethta fizike më krahët dhe këmbët
 
Psikologjike
E rëndësishme sipas studiuesve mbetet ideja se “nuk duhet të shtriheni, duke thënë s’do më zërë gjumi”. Lodhja e tëpërt gjatë ditës është faktor, që të moshuarit nuk flenë gjatë natës
 

Ushqimet, Produktet që ndalojnë plakjen
 
Çdo ditë nëpër reklama shikohen llojet e kremrave që duhet të përdoren, në mënyrë që lëkura të mos plaket. Por sipas një studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë produkte dhe ushqime të natyrës të cilat ndikojnë direkt në plakjen e lëkurës. Studimi thekson se kremrat nuk duhet të përdoren në mënyrë kategorike, sepse japin efekt vetëm për disa ditë dhe mbi të gjitha kanë efekte anësore dhe mund të bëjnë që lëkura të duket më keq pas disa vitesh.

Ja disa nga produktet që këshillohen për të ndalur plakjen: Fasulja e zezë është e pasur me proteina dhe antioksidantë që ndihmon lëkurën të jetë elastike. Lakrat kanë një një lëndë të veçantë, luteinë e cila mbron kockat dhe i mban ato më të forta. Brokoli, ndihmon mëlçinë të largojë toksinën nga trupi dhe e mban atë më të freskët. Frutat e malave, janë një tjetër produkt që sipas studimit ndikojnë në ngadalsimin e plakjes.

Kjo për shkak se këto fruta rriten në terrene malore dhe përmbajën lëndë të veçanta për mbajtjen e lëkurës të freskët. Konsumimin e frutave malore, shkencëtarët e lidhin dhe me mënyrën se si kanë jetuar njerëzit në prehistori dhe vitet e gjata të jetës së tyre.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë