26-vjeçari është siguruar në ambjentet e izolimit në bazë të urdhërit të kërkimit të ndjerrë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Karaj, sipas policisë konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në fillim të janarit të vitit të kaluar Karaj, ishte arrestuar me akuzën e rrëmbimit dhe marrjes peng të një vajze 20-vjeçare, vepër penale kjo e kryer në bashkëpunim.
Ende nuk është e qartë sesi ka mundur të dalë nga burgu edhe për akuzën e rëndë të heqjes së paligjshme të lirisë, dhe gjatë kësaj periudhë të realizojë një tjetër ngjarje të rëndë, siç është grabitja për të cilën kërkohej.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
