Përkujtimin e genocinin në Srebrenicë e ka përshëndetur ditën e sotme edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili nëpërmjet një deklarate Obama shpreh keqardhje për vrasjen e mbi 8 000 njerëzve.
Në deklaratën e tij theksohet se njëzet vjet më parë Srebrenica është shkatërruar nga gjenocidi që ndodhi atje dhe sipas tij vetëm duke dënuar autorët e gjenocidt në Srebrenicë, mund të sigurohet drejtësinë
"Në genocidin që ndodhi, vëllezërit, bijtë, burrat dhe baballarët janë kapur dhe janë ndarë nga familjet e tyre. Janë vrarë egërsisht në masakrën më të madhe që ndodhi në Evropë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar", - shkruhet në deklaratë.
Theksohet gjithashtu se është e pamundur të lehtësohet dhimbja e përjetuar nga familjet e viktimave, por se Srebrenicën mund dhe duhet shikuar hapur, të shënohet përvjetori i tragjedisë dhe të merret një mësim.
"Vetëm me pranimin e plotë të asaj që ndodhi në të kaluarën, mund të ndërtojmë të ardhmën e pajtimit të vërtetë dhe të qëndrueshmërisë. Vetëm me dënimin e atyre që kanë kryer genocid, mund të sigurojmë drejtësinë të ndihmojmë familjet e viktimave të shërojnë plagët. Dhe vetëm kur të keqen ta quajmë me emrim e së vërtetës mund të gjejmë forcë edhe ta mposhtim", - theksohet në deklaratën e Obamës.
Obama e mbyll deklaratën e tij duke theksuar se nderimi i viktimave të Srebrenicës dhe ndërtimi i një të ardhmje do të bëjë që të gjithë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkan të jetojnë së bashku në paqe.
"Të nderojmë së bashku viktimat e Srebrenicës me të dashurit e tyre, përmes ndërtimit të një të ardhme ku të gjithë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Ballkan do të jetojnë së bashku në paqe", - thuhet nga Shtëpia e Bardhë.
Redaksia Onlin
(o.b/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com