Një 40-vjeçar i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë është ekstraduar sot nga Gjermania për në Shqipëri.

Gëzim Sina u ekstradua nga Interpoli nga Frankfurti në Tiranë, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 11 vite burg në vitin 2008.

Sina u shpall fajtort për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim, mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai u dënua për një ngjarje të vitit 2007, ku Sina duke shërbyer në lokalin e marrë me qira në fshatin Mjekes bë Elbasan është konfliktur me disa persona, të cilat i ka qëlluar me pistoletë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)