Variantet e reformës territoriale, kanë nisur së fundmi të diskutohen mes ekspertëve dhe shoqërisë civile. Në një tryezë të rrumbullakët qytetarë të Korçës kanë ndarë mendime rreth dy varianteve përfundimtare të reformës territoriale që pritet të përfshijë këtë rajon, duke u njohur me përfitimet që do të kenë bashkitë apo komunat nga shkrirja e njësive vendore apo bashkimi i tyre.
Në fund të aktivitetit të pranishmit kanë dhënë sugjerimet e tyre ,të cilat priten tu përcillen vendimmarrësve, për t’u rishikuar gjatë përzgjedhjes së variantit përfundimtar të reformës territoriale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)