Gjithashtu kjo gazetë thotë se nga Brukseli dhe Washingtoni ai konsiderohet si Gerry Adams i Ballkanit që po e çon vendin drejt Evropës dhe emri i tij po përmendet madje, megjithese e pamundur, edhe si një kandidat për Çmimin Nobel për Paqe.
Në këtë intervistë për të përditshmen amerikane, Thaçi ka refuzuar këtë karakterizim, duke argumentuar se kishte luftuar në një luftë brutale kundër një armiku barbar.
“Kam luftuar në anën e drejtë të historisë për të liruar popullin tim nga tirania kundër një armiku të pamëshirshëm që bënte përpjekje për kryerjen e një gjenocidi masiv,” është shprehur Thaçi në këtë intervistë.
I pyetur rreth akuzave, nga një raport i Këshillit të Europës ku ai akuzohet për udhëheqje të një grupi që tregtonte armë, drogë dhe organe të njerëzve gjatë kohës së luftës, Thaçi reagon se "diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë, dhe nuk kemi asgjë për të fshehur dhe se ne besojmë në të vërtetën dhe drejtësinë.
Gazeta në këtë portret të gjatë të tij shkruan edhe për prejardhjen e Thaçit nga Drenica e Kosovës si zemra e rezistencës shqiptare kundër serbëve.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)