LEZHË – Një ngjarje e denjë për skenarë filmi ka ndodhur në Lezhë, ku si protagonistë ka pasur tre shtetas italianë. Gjatë operacionit “Transporter”, policia ka arrestuar Roberto Novelli,  48 vjeç, Carmine Frascella,  34 vjeç, Arjan Brahimi,  43 vjeç, Ergin Mataj, 39 vjeç dhe është shpallur në kërkim Klajdi Doda, 27 vjeç. Arrestimi i tyre erdhi pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas italian. R.D., 37 vjeç, një ditë më parë kallëzoi se i kanë grabitur automjetin.

Italiani ka denoncuar në pikën kufitare në Portin e Durrësit i kishin vjedhur automjetin e tij te tipit Audi A4 me trage ED 890 KB, viti i prodhimit 2010. Kjo pasi dy bashkëkombësit e tij dhe pikërisht shtetasit Roberto Novelli, Carmine Frascella, nuk e kanë lejuar të paraqitej në Policinë e Lezhës me pretendimet se do e bëjmë denoncimin në Itali.

Nga hetime e policisë rezulton se, Roberto Novelli ka hyrë në Shqipëri më 6 tetor me qëllim trafikimin e një automjeti Wolkswagen Golf 5, automjet të cilin e ka shitur për 2 mijë euro pa dukemente me qëllim që të bënte denoncim për vjedhje në Itali.

Ndërkohë, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri Roberto Novelli në bashkëpunim me shtetasit Carmine Frascella,  Valentin Marku dhe Klajdi Doda, kanë kryer vjedhjen e automjetit të llojit Audi A4 pasi kanë siguruar çelësat e tij dhe me këtë automjet është larguar shtetasi Klajdi Doda, i cili u ka paguar shumën prej 4.000 euro dy shtetasve italianë.

Gjatë operacionit, policia ka arrestuar dhe mjekun Arjan Brahimi, pasi nuk ka njoftuar organet policie për mjekimin e italianit të dëmtuar. Gjithashtu është arrestuar dhe Ergin Mataj, administrator i hotelit ku ishin akomoduar këta shtetas pasi nuk përdorte kasë fiskale.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit Wokswagen Golf 5 me targe DE 468 KX,  2800 euro, 3 (tre) aparate telefonash celular si dhe sende te tjera. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)