Bayerni është lideri i Bundesligës me pesë fitore nga pesë ndeshjet e zhvilluara me 15 pikë në vendin e parë. Bayerni i Myniut nuk di të ndalet këtë edicion në Bundesligë, pasi viktima e radhës në fitoren prej 3-0 në Allianz Arena ishte Wolfsburgu.

Bayerni e filloi sfidën me një mesfushë të frikshme, ndoshta më e forta në dhjetë vitet e fundit në futbollin europian me Schweinsteiger, Martinez, Ribery, Robben dhe Shaqirin.

Schweinsteiger hapi serinë e golave në minutën e 24-të duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Në pjesën e dytë kroati Mandzukic shënoi dy gola të tjerë duke trefishuar shifrat. Në golin e parë një rol të vecantë kishte edhe shqiptari Xherdan Shaqiri që dha një asist për Mandzukic që dyfishon rezultatin. Golin e tretë kroati e shënon me një gjujatje të fortë me kokë në zonë.

(d.b/shqiptarja.com)