TIRANË - Në programin “Urbanika” në “A1 Report”, drejtuar nga Mirjeta Ngjela u trajtua mes specialistësh të fushës sërish çështja më e mprehtë sot: shkatërrimi i armëve kimike në vend.

BASHKIM ÇELA: ALARM I TEPËRT, PROCESI I SHKATËRRIMIT NUK KA DËME
Bashkim Çela, ish-specialist në laboratorin e FA tregoi se alarmi është i tepërt. Lënda kimike nuk është armë kimike. Dhe se kjo është një përgjegjësi dhe provë për shtetin për çfarë duhet të bëjmë. Unë isha në grupin e punës që miratonte teknologjinë. Shteti po të dojë të organizohet i gjen mënyrat. Lënda helmuese ka më pak operacione pune, se sa demontimi i armëve. Merret në një furrë,digjet në 600 gradë, sublimohet dhe kalon në filtra. Gazi lart do dalë i pastër siç dalin gjithë gazrat nga djegia. Cernobili ishte një rrezatim, s'ishin armë kimike. Franca 80% të energjisë e ka nga centralet bërthamore. Në Francë i bie se s’duhet të venë turistë. Ne shkatërruam në 2007, 16 tonë lëndë kimike dhe turistët janë shtuar. 2-4% e sasisë mbeten si mbetje. Nuk kanë depërtuar në ujëra. Mbahennë fuçi pjesët e lëngta. Deri në 2012 kam vajtur 2-3 herë në vit. I trembem mbetjeve. S’duhet të mbeten mbetje me landfille. Nga 1000 tonë do mbeten 20-40 tonë mbetje. Sarina është pesticid, njësoj si pesticidet në terrenin tonë. Nëdimër është problem, më pas dekompozohet shpejt nga efektet e diellit", shtoi Çela.

SULEJMAN ABAZI: POPULLI TË NA DËGJOJË NE SPECIALISTËVE, PANIKU I PADREJTË
Sulejman Abazi, ekspert i Sigurisë Kombëtare tha se: "Çështja e Sirisë do ketë kontributin e shumë shteteve, është problem i Këshillit të Sigurimit jo NATO-s. Është problem planetar. Në Shqipëri s’mund t’i  injektojmë opinionit tonë të lodhur se po vjen një tmerr i madh. Duhet t’i themi opinionit publik të vërtetën. Kryeministri tha se Shqipëria do jetë edhe më e pastër. Se dhe mbetjet e Qafë Mollës do largohen. Që të shkojnë nga ka ardhur është shumë e drejtë. Qeveria s’mund të operojë brenda një jave. Duhet një program me SHBA, ekspertët ndërkombëtarë. Flasim të përshpejtuar në këtë çështje. Unë kuptoj dilemën e kryeministrit apo dhe nxitimin e protestuesve. Duhet të respektojmë institucionet e shtetit. Nëse kryeministri ka një po personale duhet pritur. Njerëzit e thjeshtë të na dëgjojnë. Kush kërkon të përfitojë nga kjo situatë? Protesta e drejtë, paniku i padrejtë. Qeveria shqiptare është gjendur e befasuar. Nuk ka një vendim për këtë cështje. Sensibilizimi nuk është i ndershëm. Ka vende që duan destabilitetin e Shqipërisë. Jo cdo njeri që flet në SHBA përfaqëson shtetin amerikan. Jemi përballë një sfide dhe në çdo kohë duhet ta duam. Nje shtet serioz që merr me seriozitet përgjegjësi,nëse do ndodhë. S’mund të bëhet politika çështje rruge. Dhe të kërkojmë nga të tjerët e mos kemi detyrime. Danimarka s’ka nevojë për paratë e armëve kimike. Cdo gjë ka rrisqe . Rruga e konsolidimit të vendit vjen me rrisk, sakrificë, por jo duke rrezikuar popullin. Në një shtet të organizuar, anëtar i NATO-s është normale".

THOMA KONDURI: TË GJITHË DUHET TË KEMI PËRGJEGJËSI PARA BOTËS
Thoma Konduri, drejtues i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë është shprehur se “ne kemi detyrime ndaj NATO-s, jemi palë në çdo aspekt. Ne themi pse u vranë në Irak 5000 vetë?! Shqetësohemi për botën, po për vete? Si ta dënojmë Sadam Hysenin, apo Asadin kur s’marrim një rrisk? Bota ka nevojë do t’i ndajë problemet. Të gjithë do kenë nga një përgjegjësi. Jo të hapim panik, se me të ardhur do marrim kundërgazin. Nëse vijnë të sigurta prej transportit s’kanë rrezik tjetër. Por është vështirë të ndërrosh mendimin kur krijohet një ide e caktuar. Populli ka nisur të zgjohet edhe pse panik jo i duhur. Qeveria duhet të mësojë lidhur me transparencën për çfarëdo që të vijë më pas. Paratë që fiton shteti ynë janë: 1,4 miliardë dollarë. Është një fitim marramendës. Shteti të neutralizojë problemet përmes një sqarimi. Për Amerikën duhet të kemi respekt. Është vendi që na ka ndihmuar më shumë.

XHEMAL MATO: TANI PROBLEM MENAXHIMI I PULIKUT, DUHEJ TRANSPARENCË DHE S'KEMI KUSHTE
Ambientalisti Xhemal Mato u shpreh se në çastin se të gjithë mendojnë se do vijnë armë kimike të shqetëson, nuk u dha informacioni që në fillim dhe njerëzit u alarmuan me të drejtë. Përvoja jonë me shumë aksidente është e hidhur. Publikut po t’i japësh informacion të saktë është konstruktiv dhe ka sjellje të mirë. Publikut të keqinformuar duhet t’i kesh frikën. Ka ndodhur keqinformim. Qeveria duhet të kishte komunikuar që në fazën e parë me publikun. Ka një kaos të madh informacionesh. Po pavarësisht se ekspertët thonë që s’është për alarm, shoqëria jonë s’është e përgatitur jo thjesht nga kimikatet, por nga aftësia e saj për të menaxhuar, se kimikatet po të dish t’i menaxhosh s’ke problem, por publiku ynë është djegur dhe tani i djeg dhe kosit. Ky shembulli më i mirë që shoqëria civile është sensibilizuar kaq shumë. Qeveria të ndalojë çdolloj marrëveshjeje që ka bërë e të thotë jo. Tani s’është më problemi i menaxhimit të mbetjeve por menaxhimi i një publiku. Rreziqet që i kanë sjellë njerëzit në këtë pikë jemi ne: menaxhimi i tyre, korrupsioni, abuzimi".

QERIMI ISMENI: TEKNIKISHT S'KA PROBLEME, POR TEK ADMINISTRIMI PO
Qerim Ismeni, ambientalist u shpreh se teknikisht unë e di se rreziku është minimal, por çështja e administrimit është problem. Nuk kemi kapacitet në këtë drejtim. Mbase dhe ne shoqatat mjedisore kemi gabimet tona.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)